Politike

Holanda kërkon rikthimin e vizave, Vasili: Ka vetëm një fajtor, ai është kryeministri

16 Prill 2019, 14:42 Nga DOSJA
Holanda kërkon rikthimin e vizave, Vasili: Ka vetëm një fajtor,

TIRANË- Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Holandës për të kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët. Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se ky është një lajm shumë i hidhur.

Më tej ai shton se ky vendim ka ardhur për shkak të kriminalitetit të lartë, por sipas tij qeveria nuk e lufton këtë fenomen. “Opozita po kerkon me force largimin e kryeministrit sepse cdo dite qe ai rri ne karrige eshte dite e zeze per shqiptaret”, shton ish-deputeti i LSI.

POSTIMI I PLOTË

Lajm shume i hidhur,Holanda,Parlamenti i saj votoi sot,qe shqiptareve tu vendosen vizat. Shqiptaret per shkak te kriminalizimit te qeverise dhe kryeministrit denohen qe tu vendosen serisht vizat. Kryeministri dhe qeveria nuk e luftojne krimin por mbeshteten tek ai dhe perdoren prej tij.

Opozita po kerkon me force largimin e kryeministrit sepse cdo dite qe ai rri ne karrige eshte dite e zeze per shqiptaret. Sot shqiptaret moren lajmin me te keq qe mund te mendohej. Ka vetem nje fajtor, ai eshte kryeministri qe po con vendin drejt gremines. Asnje hap pas per largimin e tij si shpetimin e vetem te Shqiperise nga te tjera menxyra dhe nga te tjera lajme te zeza.

Parlamenti Holandez, ka votuar sot ‘PRO’  kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, kjo e fundit parti e ekstremit, që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike parlamenti i holandes petrit vasili rikthimi i vizave parlamenti i holandes petrit vasili rikthimi i vizave

Sondazh

Poll