Politike

Rama vizitë zyrtare në Katar, pritet nga Emiri Hamad Al Thani

16 Prill 2019, 13:54 Nga DOSJA
Rama vizitë zyrtare në Katar, pritet nga Emiri Hamad Al Thani

KATAR- Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Katar, i shoqëruar  nga ministrja e Infastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Kryeministri u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit.

Në një postim në “Facebook”, Rama ka publikuar një video nga takimi, ku shihet se përshëndetet me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

Homologët vlerësuan bashkëpunimin ekzistues mes vendeve, si dhe dakordësuan që potenciali bashkëpunues të zhvillohet edhe më tej në fusha si ajo e bujqësisë, agroindustrisë, energjisë dhe në mënyrë të veçantë, energjisë së rinovueshme. Me interes u mirëprit edhe bashkëpunimi në fushën e transportit ajror.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne katar tamim bin hamad al thani. edi rama rama ne katar tamim bin hamad al thani.

Sondazh

Poll