Politike

Kriza, Meta flet hapur: Asnjë nga palët nuk do zgjidhje, duan të imponohen jo demokratikisht

16 Prill 2019, 19:14 Nga DOSJA
Kriza, Meta flet hapur: Asnjë nga palët nuk do zgjidhje, duan të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta shprehet se si opozita dhe maxhoranca nuk duan që kriza politike të zgjidhet. Në një intervistë në RTSH, në emisionin “Përballë”, Meta tha se palët po përshkallëzojnë krizën politike duke kërkuar të imponohen në mënyrë jo demokratike.

Ka pasur një nxitim nga të dyja palët për përshkallëzimit të krizës, dhe jo për zgjidhjen e saj. Ato në mënyra të ndryshme kërkojnë që të imponohen në mënyrë jo demokratike”, u shpreh Meta.  

Me tej deklaroi se kriza aktuale politike është një krizë e thellë kushtetuese që i ka rrënjët tek ndryshimet në Kushtetutë të bëra në 2008.

“Kriza është kushtetuese dhe e thellë. Rrënjët i ka të hershme e burojnë që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe vazhdojnë me ndryshimet kushtetuese të para 2 viteve. Kriza aktuale kushtetuese dhe e thellë. Nuk është një zhvillim i ri në Shqipëri mungesa e dialogut midis maxhorancës dhe opozitës”,- shtoi Presidenti.

Vendi ynë ndodhet në një krizë të thellë politike, me opozitën që është larguar nga Kuvendi duke djegur mandatet dhe ka nisur protestat e pandalshme. Nga ana tjetër maxhoranca vijon e qetë punën dhe shprehet se është legjitime në mandatin e saj. Sipas pas nuk ka krizë të institucioneve, por ka vetëm krizë politike. Presidenti Ilir Meta disa herë pa bërë apel që palët të ulen në dialog, por sërish nuk është arritur asgjë. Në lojë janë futur dhe ndërkombëtarët, ku pas dështimit të diplomacisë Evropiane, në skenë ka dalë dhe artileria e rëndë e SHBA. Në Tiranë ka mbërritur Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mathew Palmer, i cili përfundon sot pasdite vizitën e tij dy ditore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kriza politike ilir meta kriza politike

Sondazh

Poll