Politike

“Nxirr emrin e subjektit të OFL-së që jam takuar, skutën dhe orën”/ Meta fton Ramën në përballje dhe i vë kushtin p

9 Tetor 2020, 08:44 Nga DOSJA
“Nxirr emrin e subjektit të OFL-së që jam takuar,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë përshkallëzuar përplasje që prej ditësh vijojnë në distancë. Përmes një letre, drejtuar Asamblesë së Tiranës që do të mbahet pasditen e sotme, Meta i vuri kusht Ramës që të zbulojë emrin, ‘skutën’ dhe orën në të cilën është takuar Kreu i Shtetit me objektin e OFL-së, dhe shtoi se nëse numri një i qeverisë e bën këtë gjë, ai do të japë dorëheqjen.

Ndër të tjera, në status, Meta u drejtohet të gjithëve socialistëve teksa shton se ai është njeriu që ka hyrë në Partinë Socialiste në kohën kur asnjë i ri nuk shkonte dhe se Ramën, PS-ja e atëhershme e mori e nga refugjat e bëri ministër, kryetar bashkie dhe sot, kryeministër. Presidenti akuzoi kryeministrin Edi Rama se ai po e përdor PS-në për të bllokuar integrimin e Shqipërisë.

Statusi i plotë: Të dashur shoqe dhe shokë socialistë, Po ju drejtohem si një prej ish-themeluesve dhe ish-anëtarëve të parë të Partisë Socialiste, që ndihet krenar për kontributin e dhënë, jo vetëm për modernizimin e kësaj force politike, anëtarësimin e saj në Internacionalen Socialiste, por edhe për arritjet e sukseset saj në vite, veçanërisht për miratimin me Referendum të Kushtetutës në vitin 1998. Unë hyra në Partinë Socialiste, atëhere kur nuk shkonte asnjë i ri dhe kur Edi Rama hidhte baltë të zezë mbi socialistët dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Është ky individ, të cilin PS e mori nga refugjat dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, i cili sot ka marrë peng këtë parti dhe po e keqpërdor stemën e PS-së për të bllokuar integrimin e Shqipërisë. Ju e dini shumë më mirë se unë, se si ky njeri i papërgjegjshëm, përjashtoi nga kjo parti profesorët dhe intelektualët më të spikatur të vendit, për t’i zëvendësuar ata me trafikantë dhe kriminelë, të cilët ju skuqin sot nga turpi. Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së. I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së krimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen. Përndryshe, nëse nuk e bën këtë gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, jam i detyruar të merrem çdo ditë me të dhe t’u faktoj shqiptarëve lidhjet e tij të tmerrshme me botën e krimit, dëmet ndaj çështjes kombëtare, dhe nuk do t’i ndahem derisa ta përzemë së bashku edhe nga Partia Socialiste. Çdo ditë do e ftoj në debat televiziv, në çdo studio që do zgjedhë ai, dhe me çdo gazetar që preferon ai. Në pritje të reflektimit! Të dashur shoqe dhe shokë socialistë, Ju uroj suksese në punimet e sotme të Asamblesë së PS. I juaji si gjithmonë, Me korrektesë dhe mbajtje fjale. ILIR META

Pas këtij statusi, ka ardhur edhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk e ka prekur më temën e kuzave për subjektin e OFL-së dhe ka ‘devijuar’. Rama shkruan se Shqipëria nuk i ka asnjë borxh që të durojë këto reagime, të cilat, kryeministri, i quan ‘shkallime’. Sipas kryeministrit, deklaratat e Metës sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish. Përmes një tjetër statusi në rrjetet sociale, Meta e ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një përballje në studion e emisionit “Opinion”. Meta shkruan se Rama duhet të përballet me Metën ose të largohet, duke shtuar se kryeministri është i lirë të marrë edhe perforcime me vete.

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës plenare të 5 tetorit, akuzoi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë Presidentin Ilir Meta se ka kontaktuar me shënjestrat e Operacionit Forca e Ligjit. Rama tha se Meta i takon nëpër “skuta katundesh”, viktimat e OFL-së. Kësaj deklarate Meta i është përgjigjur edhe më herët duke shtuar se Shqipëria nuk ka njohur kurrë trafikant më të papërgjegjshëm se sa Rama. Sipas Presidentit, i vetmi person me të cilin është takuar, që ka dhe rekorde kriminale është vetë Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta perplasja meta-rama edi rama ilir meta perplasja meta-rama

Sondazh

Poll