Sport

Abrashi dhe Gjimshiti harrojnë humbjen me Lituaninë, gati të bëjnë kthesën në transfertë: Jemi gati për Kazakistanin, g

8 Tetor 2020, 15:48 Nga DOSJA
Abrashi dhe Gjimshiti harrojnë humbjen me Lituaninë, gati të

SHQIPËRI-Amir Abrashi ishte një nga të përzgjedhurit e stafit mediatik të Kombëtares Shqiptare për të dalë në konferencën për shtyp të ditës së sotme. Mesfushori i Freiburgut në Bundesligë erdhi me një dëmtim të lehtë, por konfirmoi se është rikuperuqar plotësisht dhe është gati për të dhënë maksimumin në dy sfidat ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në Ligën e Kombeve.

“Për momentin jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë problem. Jam gati për të luajtur dhe për të dhënë 100% në fushën e lojës. E di që kam shumë ndeshje dhe dua ta ndihmoj ekipin me përvojën time. Duhet të bëjmë gjithçka për të përforcuar grupin. Skemat i kam pranuar gjithmonë dhe përshtatem me atë që më kërkohet në fushë. Na i thotë trajneri çfarë të përmirësojmë dhe si duhet të sillemi, ndaj ne thjesht duhet të jemi të vëmendshëm. Gjithsesi e rëndësishme është që grupi të funksionojë mirë dhe ishalla të marrim 3 pikë me Kazakistanin.”

Bashkë me mesfushorin Amir Abrashi, në konferencën për shtyp të Kombëtares u paraqit edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Ky i fundit është duke zhvilluar paraqitje fantastike me Atalantën në Serinë A dhe Europë, ndërsa së fundi është shndërruar në një lider edhe në prapavijën e kuqezinjve. Në konferencën për shtyp Gjimshiti deklaroi se Shqipëria ka elementët e duhur për të interpretuar skemën 3-5-2, teksa tregoi edhe emocionet e përjetuara me shiritin e kapitenit në krah në ndeshjen ndaj Lituanisë.

“Besoj se në dy ndeshjet e fundit nuk kemi patur shumë probleme te mbrojtja. Mendoj se atë repart e kemi përmirësuar shumë. Si me Bjellorusinë, ashtu edhe me Lituaninë, nuk kemi pësuar shumë raste kundër. Me Lituaninë ishte një gabim individual që vendosi ndeshjen, por jemi në rrugën e duhur, pasi kemi lojtarë me cilësi. I kemi lojtarët për këtë sistem. Është e vërtetë që kam luajtur me 3 veta për disa vite tek Atalanta, por nuk besoj se lojtarët e tjerë e kanë problem këtë skemë. Mendoj se është rreshtimi i duhur dhe mund të bëjmë mirë.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport amir abrashi berat gjimshiti shqiperia amir abrashi berat gjimshiti shqiperia

Sondazh

Poll