Sport

Sfidoi koronavirusin, Zlatan Ibrahimovic ende nuk e ka mundur virusin e tmerrshëm, suedezi pozitiv në testin e dytë

8 Tetor 2020, 17:45 Nga DOSJA
Sfidoi koronavirusin, Zlatan Ibrahimovic ende nuk e ka mundur virusin e

ITALI-Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv në testin e dytë, me suedezin që do të qëndrojë në izolim,duke komplikuar planet e Piolit në prag të derbit me Interin.Përveç sulmuesit, edhe mbrojtësi Leo Duarte ka rezultuar pozitiv. Tekniku shpresonte shumë që të dy futbollistët të kishin mposhtur koronavirusin, me qëllim që t’i angazhonte në përgatitjet për derbin e Milanos, të paktën deri ditën e hënë asnjë prej të dyve nuk do të stërvitet nën urdhrat e Piolit.

Ky i fundit ka një organikë të cunguar në dispozicion, duke qenë se disa futbollistë kanë udhëtuar drejt përfaqësueseve respektive, por mund të kënaqet me faktin që kapiteni Alessio Romagnoli po stërvitet plotësisht me grupin dhe do të jetë gati për derbin.

Ndërkohë vijon puna edhe për rikuperimin e sulmuesit kroat Ante Rebic, që ka një problem në bërryl prej më tepër se një jave, por ditët kalojnë dhe optimizmi sa vjen e bie, pasi përmirësimi duket se po ecën më ngadalë sesa pritej.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan zlatan ibrahimovic milan zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll