Sport

Shqipëria po humbet pjesët, largohen edhe tre futbollistë të tjerë nga grumbullimi, nuk do të jenë pjesë e dy ndeshjeve

8 Tetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
Shqipëria po humbet pjesët, largohen edhe tre futbollistë të

TIRANË-Lista e Kombëtares shqiptare pëson sërish ndryshime. Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj do të largohen nga grumbullimi për shkak të dëmtimeve dhe nuk do të marrin pjesë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë.

Njoftimi është bërë nga vetë FSHF-ja në faqen zyrtare teksa zbulon se me Kombëtaren është bashkuar me sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni, ndërsa Bullari që ishte thirrur këto ditë nga Reja do të bashkohet sërish me Shpresat U-21.

Njoftimi i FSHF-së:

Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League në transfertë ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor do të pësojë sërish ndryshime për shkak të dëmtimeve.Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, për shkak dëmtimi, pas konsultave me stafin mjeksor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës.

Ndërkohë, sot në mesditë me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni.Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish tek skuadra e Shpresave.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf myrto uzuni shqiperia fshf myrto uzuni shqiperia

Sondazh

Poll