Politike

Pezullimi i rektorit të UT/ Veliaj ndan ‘historinë’ personale: Siç thoshte gjyshja ime kur ulesha në uturak: O bëje, o

16 Prill 2019, 10:56 Nga DOSJA
Pezullimi i rektorit të UT/ Veliaj ndan ‘historinë’

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini kanë prezantuar kartat e studentit të premtuara në “Paktin për Universitetin.” (Lexo këtu)

Gjatë prezantimit të Kartës, Veliaj nuk ka lënë pa përmendur edhe debatin e ditëve të fundit të nisura nga pezullimi i rektorit të UT, Mynyr Konit.

“Të shohësh si shumë rekotorë nuk flasin me gjysmën e dekanatit për tenderin e rojes. Dhe gjëja e parë që kanë bërë është që kanë rregulluar zyrën më vjen shumë keq por ky është një zhgënjim shumë i madh. Me u zgjedh edhe pastaj me ndejt këmbëkryq ka diçka që nuk shkon këtu. Kur të merrni përgjegjësi duhet ta ndani mendjen. Teksa po vija këtu po më shkruante dikush se një i çmendur po vandalizonte pllaka varri në Tufinë. Tani kur e merr diçka përsipër o do ta bësh, o jo. Siç thoshte edhe gjyshja ime kur ulesha në uturak: O bëje, o çohu! Ose siç thotë edhe Besa: Next please!”

Gjithashtu gjatë takimit me studentët, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministrja Besa Shahini janë prezantuar kartat e studentit, të cilat do të jenë gati brenda muajit maj.  Veliaj listoi edhe shërbimet që studentët përfitojnë falas ose me çmime tepër të reduktuara.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besa shahini erion veliaj karta e studenteve pakti per universitetin besa shahini erion veliaj karta e studenteve pakti per universitetin

Sondazh

Poll