Politike

“Ikim se shiko si ka bërë Berisha PD-në”/ Paloka rrëfen bisedën e ‘vjetër’ me Arben Imamin

16 Prill 2019, 09:58 Nga DOSJA
“Ikim se shiko si ka bërë Berisha PD-në”/ Paloka

TIRANË– Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka folur për situatën politike në vend dhe për rolin që ai luan tek  Partia demokratike.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emsisionin “AShoë” në Neës 24, Paloka tha se gjithmonë i kam shmangur grupimet dhe se kam ndjekur linjën time, teksa shtoi se nuk ka qenë pjesë e grupimeve në Partinë Demokratike.

Kam pasur gjithmonë linjën time, kam shmangur grupimet. Mendimet e mia i kam thënë gjithmonë, qoftë Sali Berishës, qoftë Lulzim Bashës, madje i kam thënë shumë më tepër sesa ato që dalin dhe flasin në publik”, tha Paloka, duke sjelle ne kujtese nje episod ne vitin 1992. Kohe, kur doli edhe grupimi i parë në PD kundër.

Më ka thënë Arben Imami në atë kohë që Edi duhet të ikim nga PD sepse Sali Berisha e ka bërë kështu e ashtu partinë. i kam thënë atëherë nëse është kështu siç thua ti, çfarë do të ndodhë me PD nëse ikim të gjithë?”, u shpreh Edi Paloka.

Teksa u ndal ne vendimin per djegien e mandateve ne grup nga ana e opozites, Paloka deklaroi se ai e kishte idene që nje gje e tille te behej pak përpara zgjedhjeve vendore.

Pas mitingut të madh të 16 shkurtit, ishim gjithmonë në presionin e njerëzve. Njerëzit i kishim me vete, i kishim ezauruar të gjitha përpjekjet e tjera, na kishte mbetur vetëm rruga e djegies së mandateve. Veç situatës së krijuar në Kuvend, dolën edhe faktet e reja të blerjes së votave, ku ishin përfshirë personazhet kryesore të PS me personazhet kryesore të krimit”, tha Paloka, duke theksuar se kriza politike në vend do të zgjidhet sipas kushteve të opozitës.

Nuk janë kushte, por një kërkesë normale që në këtë vend të ketë zgjedhje normale. Mund të them se në 2005 apo në 2013 vlerësoj momentet e rotacionit, por ka ardhur koha që të ketë zgjedhje normale, të bëhen zgjedhje të pranueshme”, theksoi ai.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, u pyet nëse ka përpjekje të “nëndheshme” nga ana e mazhorancës për të dialoguar me opozitën.

Arroganca që shprehet publikisht është edhe e nëndheshme. Nuk ka komunikim, por kanë lëvizur disa nga ata personazhet ndërkombëtare, jo shumë të bujshme por që kur lëvizin, lëvizin fort. Unë shpresoj të na çojnë diku, se po u vazhdua me këtë arrogancë të fusësh kokën si struci e të mos duash të shohësh, asgjë nuk është e mirë. Askush nuk po trembet nga arrestimet nga gazi, përkundrazi këto gjëra po sjellin reagime negative, pra në këtë situatë që jemi askush nuk do acarime të padëshiruara”, përfundoi Paloka.

Marrë nga: Ballkanweb

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben imami djegia e mandateve edi paloka pd arben imami djegia e mandateve edi paloka pd

Sondazh

Poll