Përse bëri koalicion me Ramën në 2013? Meta zbulon arsyen: Vetëm për 1 kusht, që ai të votonte tre ligjet që mbante pen
8 Tetor 2020, 19:29Nga DOSJA
TIRANE– I ftuar në “Opinion”, Meta tregon arsyen e vetme për të cilën bëri koalicion me kreun socialist, Edi Rama në vitin 2013.
Meta tha se i kishte kërkuar kryeministrit Rama vite më parë që të merrte shembull Maqedoninë për thithjen e investimeve të huaja.
Koalicioni me kryeministrin aktual erdhi vetëm për një kusht që ai të votonte tre ligjet që mbante peng integrimit evropian, me idenë që ky koalicion do zhbllokonte integrimin evropian- tha Meta.
Fjala e plotë e tij:
“Si mund të ecin gjërat mirë në këtë vend, kur sipas statistikave ku për dy vitet e fundit largohen 18.4 herë më shumë se nga Bosnja. Nuk po flas për referencat e Batonoviçit. Këto ia tregova dje edhe komisionerit që erdhi dje. Unë nuk kam asnjë përgjegjësi sepse kam më shumë se 8 vjet që i kam thënë kryeministrit aktual shkoni në Maqedoni se si i mirëpret investimet e huaja dhe hajde të bëjmë ne në Shqipëri që në një territor si në Spital apo diku tjetër të garantojmë tokën dhe shërbimet që të investojnë për punësimin e të rinjve. Unë kam bërë koalicion me kryeministrin aktual me vetëm një kusht që ai të votonte tre ligjet që mbante peng integrimit evropian. Me idenë që ky koalicion do zhbllokonte integrimin evropian. I vetmi rekord pozitiv i integrimit është miratimi i të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi ku kryetar i Parlamentit ishte Ilir Meta, e cila u votua me 140 vota dhe ku Edi Rama mungoi”- tha Meta.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Mbrëmjen e sotme presidenti i vendit Ilir Meta është i ftuar në emisionin ‘Opinion’ përballë Blendi Fevziut.Në nisje të intervistës Meta u ndal në marrë...
FIER– Ka përfunduar votimi në degën e PD në Lushnje, ku të gjithë kandidatët janë kualifikuar në fazën tjetër.Kandidatët do ti nënshtrohen vlerësimit përf...
TIRANE– Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në njësinë numër 5 në kryeqytet, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka komentuar heqjen nga lista e ish-deputet...
TIRANË– Deputeti Halit Valteri ka treguar prapaskenat e përplasjes me kolegun socialist, Damian Gjiknuri. I ftuar në Report Tv, Valteri ka treguar se...
TIRANË– Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi ka shpjeguar foton e tij me snajper që ndau ditën e djeshme në rrjetet socialiale. I ftuar në...
TIRANË– Ish deputeti i Kuvendit, Eduart Ndocaj, ka folur së fundmi për ndryshimin drastik të trupit të tij, duke qenë se ka humbur shumë peshë. I ftuar në ...
TIRANË– Ambasada hollandeze në Tiranë ka sqaruar mënyrën se si do të vijohet me procedurat për Integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimi...
TIRANE– Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor, i ka bërë thirrje gjyqtarëve që përmbushin kriteret formale ligjore dhe që kanë kaluar me sukses procesin e riv...