Politike

‘Ai është i dashur’/ Habit Meta! Flet për marrëdhënien me Ramën: Nëse do kishit një kamera të fshehtë do shihnit q

8 Tetor 2020, 19:18 Nga DOSJA
‘Ai është i dashur’/ Habit Meta! Flet për

TIRANE– Mbrëmjen e sotme presidenti i vendit Ilir Meta është i ftuar në emisionin ‘Opinion’ përballë Blendi Fevziut.

Në nisje të intervistës Meta u ndal në marrëdhënien që ka me kryeministrin Rama, duke thënë se janë të shkëlqyera. Nëse do i vendosnin një kamera të fshehtë, atëherë do kuptohej marrëdhënia mes tyre, shtoi presidenti i vendit.

‘Nëse do të kishim një kamera të fshehtë, ju do të shikonit që, marrëdhëniet e mia dhe të kryeministrit janë të shkëlqyera. Sidomos respekti i tij, ndaj meje.Nuk po flas për hallet tona, po flas për problemet që ka vendi. Marrëdhëniet janë të shkëlqyera, në kuptimin personal ai është shumë i dashur dhe shumë i respektueshëm. Problemi është, kur kam ikur unë nga detyra e kryeministrit në vitin 2002, dhe arsyeja pse jam larguar unë, ju besoj e mbani mend, se keni qenë edhe në Korfuz. Shqipëria, ishte përfshirë në procesin e stabilizim asociimit dhe Serbia dhe Mali i Zi, as ekzistonin fare në një proces të tillë. Sot, që ne po flasim bashkë të dyja vendet janë shumë më para nesh. Ndërsa për ne, as nuk  bëhet fjalë, që jo të jemi përfshirë në këtë proces, sidomos pas votimit të njëanshëm që u bë para dy ditësh të ndryshimit të Kodit dhe për rregullat për zgjedhjet.’– u shpreh Meta.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll