Politike

Menduat vërtet ta godisnit Gjiknurin? Rrëfehet Halit Valteri, jep përgjigjen: Do përballet me ligjin, unë ia dhashë mesazh

8 Tetor 2020, 17:23 Nga DOSJA
Menduat vërtet ta godisnit Gjiknurin? Rrëfehet Halit Valteri, jep

TIRANË– Deputeti Halit Valteri ka treguar prapaskenat e përplasjes me kolegun socialist, Damian Gjiknuri. I ftuar në Report Tv, Valteri ka treguar se sherri ishte i vërtetë dhe kishte lindur pas telefonatës kërcënuese të Gjiknurit. Megjithatë ai shtoi se opozita parlamentare po përgatit dosjen për të dërguar në SPAK ish-ministrin.

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetari: Dua t’ju pyes, pak dhe në kontekstin e humort, gjatë debatit me Gjiknurin, a menduar vërtet ta qëllonit apo u keqkuptua nga kamerat?

Valteri: Po të shihni atë video, as unë s’doja ta shihja veten ashtu aq të axhituar dhe të nxehur. Unë hyj tek njerëzit që se kam problem të përballem me çdokënd, të çfarëdo lloj mënyre. Por njerëzit duhet të kenë një farë karakteri. Ai incident ndodhi pas një telefonate të Gjiknurit. Nuk dua të merrem më këtë pjesë por di t’ju them se as Gjiknuri as një njeri nuk e ka shansin të më privoj mua nga të drejtat e mia. Unë ja dhashë mesazhet që kisha për t’i dhënë. Ne kemi bërë gati dosjet, për të gjithë ata që kanë dhënë koncesione pa garë. Emrat e tjerë do t’i shihni nëpër dokumenta që do t’i publikojmë. Ka ish-minstra dhe ministra që do përballen me ligjin. Gjiknurin do e çojmë në SPAK për infrastrukturën dhe ka gjëra të çuditshme në ato letra.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri halit valteri damian gjiknuri halit valteri

Sondazh

Poll