Politike

“Lufta kundër krimit, problem për Shqipërinë”/ Ambasada hollandeze flet pas letrës së Blok: Kemi lexuar raport-progres

8 Tetor 2020, 14:54 Nga DOSJA
“Lufta kundër krimit, problem për Shqipërinë”/

TIRANË– Ambasada hollandeze në Tiranë ka sqaruar mënyrën se si do të vijohet me procedurat për Integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Përmes një reagimi zyrtar, Ambasada shkruan se siç u raportua sot, parlamenti hollandez diskutoi dje letrën që ministri i Jashtëm Stef Blok pati dërguar më datë 4 Shtator, ku shkruhej se Shqipëria ka ende punë për të vijuar me negociatat dhe sugjeroi vazhdimin me Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, në reagim thuhet se paketa e zgjerimit do të diskutohet në muajin Nëntor në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme. Më datë  ndërsa pritet që në javët në vijim, qëeveria hollandeze ti dërgojë një vlerësim të paketës Parlamentit Europian. Më datë 6 Tetor, Hollanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e të cilës është dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020 dhe si zakonisht, qeveria do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete parlamentit në javët në vijim.

“Sikurse është rënë dakord me Parlamentin, Qeveria Hollandeze është angazhuar të përditësojë rregullisht parlamentin sa i takon çështjes së zgjerimit të BE-së. -Diskutimet e djeshme në parlament ishin pjesë e këtij angazhimi. -Dje, parlamenti hollandez diskutoi shkurtimisht një letër që Ministri i Jashtëm Blok i pati dërguar parlamentit në dt 4 Shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpërndarë nga Komisioni Europian në datën 1 korrik dhe që së fundmi po diskutohet në Bruksel. -Në datën 6 Tetor, Hollanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e të cilës është dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020. -Si zakonisht, qeveria hollandeze do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete parlamentit në javët në vijim. Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare. -Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në nëntor ku do të diskutohet paketa e zgjerimit,”– shkruhet në reagim.

Sot u raportua dhe lajmi që ministri i jashtëm Stef Blok ka sugjeruar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për bvijimin e procesit të integrimit në BE.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike holanda kundër negociatave stef blok holanda kundër negociatave stef blok

Sondazh

Poll