Politike

Humbi në garën brenda PD-së, Veliaj tallet me skualifikimin e Klevis Balliut: U rrëzua tuç, pogradecarët ndëshkuan me vot

8 Tetor 2020, 18:13 Nga DOSJA
Humbi në garën brenda PD-së, Veliaj tallet me skualifikimin e

TIRANE– Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në njësinë numër 5 në kryeqytet, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka komentuar heqjen nga lista e ish-deputetit Klevis Balliut nga Pogradeci.

Me ironi Veliaj u shpreh se përse duhet pranuar një person që bllokon Tiranën, në Pogradec, me idenë që këtë gjë mund ta bëjë dhe në atë qytet. Veliaj theksoi se pogradecarët refuzuan modelin e njeriut që pengoi Tiranën, duke ndëshkuar me votë këdo që bllokon apo pengon punët e qytetit.

Vet partia e tyre organizatorin e protestave të Astirit në Pogradec e hoqi nga votimi, e rrëzoi tuç, knockout. Se edhe ata në Pogradec thonë po si na sjellin njeriun që pengon Tiranën si model për Pogradecin?! Pse në Pogradec jemi kategori e dytë që duhet të pranojmë një që bllokon Tiranën dhe të na bllokojë dhe Pogradecin?! Ata dhe brenda Partisë së tyre janë ftilluar dhe unë dua t’i falenderoj dhe t’i uroj mirëseardhjen të gjithë atyre ish-demokratëve e ish të LSI që janë bashkuar me ne”, tha Veliaj.

Baza e demokratëve në qarkun e Korçës votuan masivisht kundër kanidaturës së Klevis Balliut duke e skualifikuar atë nga listat.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj klevis balliu erjon veliaj klevis balliu

Sondazh

Poll