Politike

Vendet vakante në GJK/ Yuri Kim: KLGJ po vepron për të mbështetur sigurinë e gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun

8 Tetor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Vendet vakante në GJK/ Yuri Kim: KLGJ po vepron për të

TIRANE– Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor, i ka bërë thirrje gjyqtarëve që përmbushin kriteret formale ligjore dhe që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar të kandidojnë për pozicionet e lira për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Për këtë ka reaguar ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim e cila nëpërmjet një statusi në Tëitter shprehet se KLGJ po vepron drejtë. Më tej Kim shpreson që thirrja e KLGJ-së të nxisë sa më shumë gjykatës që ti përgjigjen thirrjes në detyrë.

‘Shumë mirë që KLGJ (pas KLP) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetingun të cilët do aplikojnë në dy vendet vakante në GJK. Ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqiperia ka nevojë për ju!’- shkruan Kim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasadorja e shba yuri kim ambasadorja e shba yuri kim

Sondazh

Poll