Politike

Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve në Malësinë e Madhe, Berisha bën DENONCIMIN: Parcelat mbrohen nga Policia, i ka n

8 Tetor 2020, 15:21 Nga DOSJA
Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve në

TIRANË– Pas gjetjes së kufomave të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, një reagim ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit, në rrjetet e tij sociale shkruan se dy të rinjtë janë viktima të kanabisit “medicinal” që kontrolllohet nga qeveria dhe njerëz pranë saj. Madje ai shton se familjarët janë penguar që të kontrollojnë për gjetjen e trupave të tyre pasi parcelat kanë qënë në mbrojtje të Policisë së Shtetit, pasi i përkasin deputetit Ylli Sterka.

POSTIMI I PLOTË: 

“Viktima te kanabisit “medicinal” Rama-Lleshaj! Dy te rinjte u ekzekutuan sepse prishen pazaret e droges te narkoqeveritareve. Te afermit e viktimave ne Malsine e Madhe akuzojne narkoqeveritaret qe me arat e tyre te kanabisit medicinal shkaktuan vrasjen e dy te rinjve. Familjaret kerkojne trupat e djemve te tyre, narkopolicia nuk i lejon te kerkojne ne vendin e krimit. Duke shprehur ngushllime familjeve te viktimave, vrasjen e tyre si vrasje shteterore me shkak kryesor kanabisin medicinal te Edvin Droges dhe Gjeneral Hashashit. Doktor. pershendetje ! Tash 5 dite jane zhduke 3 djem te Ri ne Malsi te Madhe , shkaku eshte prishje e pazarit te hashashit qe eshte mbjelle nga deputeti Paulin Sterkaj e kryetari i Bashkis Tonin Marina , te zhdukurit jane disa fakira puntor te ketyre kriminelave e bandes te tyre qe kane mbjelle gjithe Malsine me droge , Policia qe ka marre 30% e hashashit bashke me Edi Ramen dhe Sander Lleshajn ben spektakel , gjoja kontrollon por nuk shkon tek parcelat e droges se jane te deputetit e te Ylli Sterkes kushrinit dhe te tij dhe Edi Rames e sander Lleshajt.

Trupat e pajetë të dy të rinjve u gjetën 5 ditë pasi u shpallën të zhdukur nga familjarët e tyre. Ndërkohë që në kërkim është shpallur Daniel Pepaj, i cili dyshohet se i ka ekzekutuar dy të afërmit e tij dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Ai ende nuk është gjetur nga Policia dhe dyshohet se fshihet në shpellat e zonës, por nuk përjashtohet mundësia të jetë larguar nga mali në drejtim të Malit të Zi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt sali berisha tre te vdekurit ne shkoder gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt sali berisha tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll