Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta habit me deklaratën e tij: Nuk doja ta ktheja pas në Kuvend, i kanë votat. E kalojnë së

8 Tetor 2020, 19:23 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta habit me deklaratën e tij: Nuk doja

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do ta kthente mbrapsht ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në fjalën e tij, Meta i ftuar në “Opinion”, tha se po të ishte për të nuk do ta kthente pas për rishqyrtim pasi opozita kishte votat dhe do ta kalonte herën e dytë. 

PJESË NGA BISEDA: 

Pyetje: Ju, keni deklaruar që do ta ktheni votimin e Kodin nga Parlament.

Presidenti Meta: Unë, me thënë të drejtën nuk do të doja ta ktheja mbrapsht, më duket si një veprim burokratik që, ktheje dhe ata e votojnë prapë.

Pyetje: Kështu tha zoti Balla, që të na i ktheje se ne, do e votojmë prapë

Presidenti Meta: Mua më duket si veprim burokratik, pse ta ktheje unë kot! Kur ata, e kanë ndarë mendjen që duan ta bëjnë këtë gjë në kundërshtim me të gjitha normat e OSBE-së, ODIHR-it, të Venecias, të Keshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.

Pyetje: Pra, nuk do ta ktheni?

Presidenti Meta: Unë, tani jam i detyruar, pse do thoni ju? Sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi, këtë çmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europiane, që është partia kryesore e kontinentin tonë, e Bashkimit Europian dhe që udhëheq Bashkimin Europian

Pyetje: Po, që ka pjesën më të madhe të partive në pushtet

Presidenti Meta: Partia Popullore Europiane tha: I bëjmë thirrje ku është një akt që pengon qartë integrimin evropian të Shqipërisë, kalimi i njëanshëm në këtë mënyrë, i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin mbrapsht, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe mazhorancës të reflektojnë. Unë në këto kushte jam i detyruar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll