Politike

“Asnjë makinacion nuk e shpëton Ramën nga humbja”/ PD denoncon: Drejtorët e shkollave kanë urdhëruar mësuesit të mbl

8 Tetor 2020, 11:55 Nga DOSJA
“Asnjë makinacion nuk e shpëton Ramën nga humbja”/ PD

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi ka denoncuar se drejtorët e shkollave kanë urdhëruar mësuesit të mbledhin të dhënat personale të prindërve. Në një deklaratë nga selia blu, Boçi denocoi se  drejtori i shkollën “Onufri” në Elbasan, Ervin Goxhaj, me urdhër politik politik u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve. Ai theksoi më tej se asnjë makinacion i paligjshëm, nuk e shpëton Edi Ramën nga humbja e zgjedhjeve të 25 prillit 20201.

“Prandaj ndodhem në shkollën “Onufri” më Elbasan. Drejtori i kësaj shkolle, Ervin Goxhaj, me urdhër politik dhe të paligjshëm u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve.  Ky është një grup online i një klase në këtë shkollë, ku, në vend të ndahet shqetësimi për mësimin e cunguar dhe pa kushte, nxënësve u kërkohen kartat e identitetit të prindërve, sepse Edi Ramës dhe Taulant Ballës nuk i dalin llogaritë.“, u shpreh ndër të tjera Boçi.

Deklarata e plotë: 

Këto ditë kanë qenë të mbushura me denoncime nga mediat, të cilat kanë sjellë fakte, dëshmi dhe prova rreth përpjekjes së Partisë Socialiste për të deformuar votën e qytetarëve.
Me urdhër të Edi Ramës është angazhuar çdo hallkë shtetërore në një operacion të paligjshëm që angazhon administratën publike në fushatën e pistë të partisë në pushtet.
Nuk është vetëm përpjekja e dështuar me manipulimin e listave përmes zhvendosjes së votuesve në të gjithë Shqipërinë, nuk është vetëm mbledhja e kartave të identitetit me urdhrat e paligjshëm të drejtorëve të spitaleve, siç pamë në Peshkopi.
Në lojë kanë hyrë edhe drejtorët e shkollave, të cilët janë disa militantë që nuk punojnë për të mirë e nxënësve, por i shërbejnë partisë shtet.
Drejtorët e shkollave janë urdhëruar të marrin të dhënat personale nga prindërit e nxënësve. Prindërve u është kërkuar në grupet e whatsapp -it që të dërgojnë foto të kartave të identitetit, me justifikimin e teksteve mësimore. Ky është një keqpërdorim skandaloz që u bëhet shkollave, është një politizim i dëmshëm i qendrave të dijes, të cilat po kthehen në organizata partie.  Prandaj ndodhem në shkollën “Onufri” më Elbasan. Drejtori i kësaj shkolle, Ervin Goxhaj, me urdhër politik dhe të paligjshëm u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve.
Ky është një grup online i një klase në këtë shkollë, ku, në vend të ndahet shqetësimi për mësimin e cunguar dhe pa kushte, nxënësve u kërkohen kartat e identitetit të prindërve, sepse Edi Ramës dhe Taulant Ballës nuk i dalin llogaritë.
Komunikimet elektronike që provojnë këtë ne i disponojmë dhe Drejtori i kësaj shkolle do të çohet menjëherë për ndjekje penale. Kjo do të ndodhë me këdo që do të guxojë të vjedhë identitetin e votuesve shqiptarë përmes mekanizmash të fëlliqur dhe presionit ndaj mësuesve.  Nga Elbasani, i kërkoj Ministres së Arsimit të ndërpresë këtë praktikë që, së pari, turpëron atë vetë si pedagoge që ka dhënë mësim në Elbasan.  Të mos u sigurosh nxënësve kushte normale për mësim apo kushtet minimale të sigurisë për shëndetin, por t’u kërkosh më dhunën e pushtetit të dhëna personale për llogari të partisë në pushtet, është kriminale.  Asnjë skemë e tillë, asnjë makinacion nuk e shpëton dot Edi Ramën nga humbja.  Numërimi mbrapsht për të ka filluar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luçjano boçi zgjedhjet e 25 prillit 2021 luçjano boçi zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2020, 11:17

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu është përplasur me Këshilltarin e Presidencës në Shqipëri, Tedi Blushi. Fillimisht, analisti nga Kosova publikoi një shkrim p...

Politike 8 Tetor 2020, 08:53

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, me anë të një postim në rrjetet sociale  ka shpërndarë një video të kryebashkiakut Erjon Veliaj, ku ...