Holanda kundër Shqipërisë për hapjen e negociatave: Lufta kundër krimit të organizuar mbetet problem për të, vazhdojmë
8 Tetor 2020, 09:40Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok ka deklaruar se do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në mbledhjen e 13 tetorit në Luksemburg. Kur na ndajnë vetëm pesë ditë nga ky takim, Blok u shpreh se vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hapë negociatat në muajin Dhjetor.
Ai shtoi gjithashtu se për Shqipërinë, pengesë është bërë ndryshimi i ligjit të mediave duke mos marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias, rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po ndalohen nga Policia në Holandë dhe lufta kundër krimit të organizuar.
“Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi. Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Demonstrimi i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë. Jemi informuar per mos marreveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat ne funksionimin e Gjykatës Kushtetuese,”– tha ministri.
Përsa u përket procesit të negociatave, edhe Komisionieri Evropian Oliver Varhelyi u shpreh se kusht për çeljen e negociatave është implementimi i Reformës Zgjedhore.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi ka kërkuar ditën e sotme që të shkarkohet Agim Ismaili, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Përmes një deklarate që mbajti p...
Politike 8 Tetor 2020, 08:53
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, me anë të një postim në rrjetet sociale ka shpërndarë një video të kryebashkiakut Erjon Veliaj, ku ...
Vlerësim i progresit të deritanishëm për reformat, mbështetje e përforcuar nga BE, inkurajim për të plotësuar kushtet e Këshilit Europian dhe Bundestagut gjerma...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se falë taksës progresive, janë shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtet...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në takim në selinë blu Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Basha ka ndarë detaje nga takim...
TIRANË– Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë deputeti Myslum Murrizi përmendi kalimin e ish-drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj, nga PS tek Lëvizja ...