Paketa me 20 mld euro investime, Rama firmos online me BERZH: Kemi nevojë për ekspertizën tuaj që dhe Shqipëria të marrë
8 Tetor 2020, 10:23Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me Presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe ambasadorin Luigi Soreca. Pas lajmit se Bashkimi Europian do të sjellë 20 miliardë euro si paketë investimesh për në Ballkanin Perëndimor, Rama kërkoi ndihmën e BERZH, më konkretisht për eksertizën e Bankës, në mënyrë që edhe Shqipëria të përfitojë nga kjo paketë.
“Memorandumi që po nënshkruajmë sot është një hap i rëndësishëm, i cili njeh plotësisht objektivat tona të integrimit në Bashkimin Europian, duke kombinuar politikën e angazhimit, ndihmën teknike, investimet. Ai përbën një instrument shtesë mjaft të vyer, që me shpresë do të ndihmojë Shqipërinë për të ecur shpejt me punën me kapitujt e legjislacionit komunitar. Po kështu jam shumë i lumtur të pranoj atë çfarë kemi arritur në kuptimin e zhvillimeve tona, për të cilat sigurisht BERZH-i ka qenë kyç. Tashmë besoj se mund të jemi mjaft të frymëzuar dhe me shumë të drejtë nga ajo çfarë po ndodh në frontin e Bashkimit Europian, që ka dalë me një paketë mjaft ambicioze investimesh për të gjithë rajonin. Por ne e dimë mjaft mirë së për të qenë efektivë në përthithjen e këtyre parave dhe zbatimin e këtij vizioni, na duhet sa më shumë ndihmë të jetë e mundur nga pikëpamja e ekspertizës. Shpresoj fort që Banka juaj, e cila është një bankë përplot me para, por dhe e pasur me ekspertizë, do të vijojë të na ndihmojë në këtë drejtim. Nuk ka dyshim që BERZH-i do të luajë një rol mjaft parësor në ecurinë e mëtejshme në lidhjen mes Shqipërisë dhe BE-së dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të njësimit të infrastrukturës turistike është pjesë e kësaj, përveç rrugëve. Ky program është mjaft i mirëpritur, sepse përfshin një paketë të plotë të riparimeve dhe zhvillimeve të zonave të trashëgimisë, siç kemi rënë dakord më parë, Shkodra, Vlora, Korça, Fieri, Berati. Le të vijojmë nga fjalët dhe fjalimet e bukura tek nënshkrimet. Jam shumë i kënaqur që t’iu them që jeni më shumë se të mirëpritur çdoherë që do të doni të vini, por ndërkohë mirëpres çdo lloj mundësie të zhvillojmë të tilla diskutime,”– tha Rama ndër të tjera.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar ashpër ndaj vendimit të demokratëve për të skualifikuar Ilir Rusmajlin, nga KQZ-ja ...
TIRANË– Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok ka deklaruar se do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në mbledhjen e 13 tetorit në Luksemburg. Kur...
TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi ka kërkuar ditën e sotme që të shkarkohet Agim Ismaili, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Përmes një deklarate që mbajti p...
Politike 8 Tetor 2020, 08:53
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, me anë të një postim në rrjetet sociale ka shpërndarë një video të kryebashkiakut Erjon Veliaj, ku ...
Vlerësim i progresit të deritanishëm për reformat, mbështetje e përforcuar nga BE, inkurajim për të plotësuar kushtet e Këshilit Europian dhe Bundestagut gjerma...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se falë taksës progresive, janë shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtet...