KQZ-ja e re/ Topalli: E turpshme, Basha voton ministrin e Ramës dhe rrëzon një nga mendjet më brilante të PD-së
8 Tetor 2020, 09:58Nga DOSJA
TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar ashpër ndaj vendimit të demokratëve për të skualifikuar Ilir Rusmajlin, nga KQZ-ja e re. Nëpërmjet një postimi në Facebook e quan akt të turpshëm largimin e Rusmajlit nga KQZ-ja.
“Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marreveshtjen e 2017 kur LB detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut, qe fillonte nga Ina Rama deri tek militantet me famos te kryeministrit. Sa bukur merren vesh shahistet per te ruajtur karriget e tyre. Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta.”, shprehet ndër të tjera Topalli.
Postimi i plotë:
Para dy ditesh ne Parlament, Rama ne marreveshtje me Bashen votoi emrat e KQZ se re. Sikur Basha te kishte kontestime per ndryshimet kushtetuese apo per mbylljen e listave permes hapjes se rreme , ky i fundit nuk do te kishte derguar ne Kuvend emrat e tij (emra qe moren voten e Rames) Perkundrazi, ata ishin ne sintoni per cdo gje. I vetmi kontestim qe Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili. Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi zevendes kryeministrin e Partise Demokratike. Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se drejtes kushtetuese. Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash. Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .
Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marreveshtjen e 2017 kur LB detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut, qe fillonte nga Ina Rama deri tek militantet me famos te kryeministrit. Sa bukur merren vesh shahistet per te ruajtur karriget e tyre. Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta.
Një ditë më parë, Ilirjan Celibashi mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të ri tëKomisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediet ai tha se tashmë KQZ do të karakterizohet nga disa parime kryesore siç janë integriteti, paanësia dhe transparenca.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok ka deklaruar se do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në mbledhjen e 13 tetorit në Luksemburg. Kur...
TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi ka kërkuar ditën e sotme që të shkarkohet Agim Ismaili, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Përmes një deklarate që mbajti p...
Politike 8 Tetor 2020, 08:53
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, me anë të një postim në rrjetet sociale ka shpërndarë një video të kryebashkiakut Erjon Veliaj, ku ...
Vlerësim i progresit të deritanishëm për reformat, mbështetje e përforcuar nga BE, inkurajim për të plotësuar kushtet e Këshilit Europian dhe Bundestagut gjerma...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se falë taksës progresive, janë shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtet...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në takim në selinë blu Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Basha ka ndarë detaje nga takim...