Deputeti Lefter Maliqi kërkon shkarkimin e drejtorit Agim Ismaili: Po cënon të drejtat e të burgosurve, era krim dhe korrups
TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi ka kërkuar ditën e sotme që të shkarkohet Agim Ismaili, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Përmes një deklarate që mbajti për mediat, Maliqi shtoi se sistemi i burgjeve është i kalbur pasi po u cënon të drejtat, të gjithë të burgosurve.
Deputeti shtoi gjithashtu se në burgje vjen era krim, era korrupsion dhe se Presidenti Ilir Meta duhet të ngrihet kundër këtij regjimi.
“Jo më kot socialistët janë të zhgënjyer, do të ndodhë një Kirgistan i dytë, jam kundër qëndrimeve të buta të opozitës, ka frikë nga koalicioni, nga votat e popullit, Enveri i Rilindjes. Të gjithë në prill do ikin në kosh plehrash. Opozita e re të përdorur nga ky sekt i rilindjes, i bëj thirrje Metës që të ngrihemi në këmbë kundër këtij regjimi. Kjo është një mafie në krye të shtetit, janë shkatërruar njerëzit duke ndenjur në çadra. Sistemi i burgjeve që mbahet e fshehtë, vazhdon greva e urisë në Shkodër, Rrogozhinë, Peqin dhe 313. një nga kërkesat e tyre është shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Ca po ndodh me burgjet, era krim, era korrupsion, i vetmi sistem që s’ka lidhje me PD, por me lidhje me krimin. 270 janë komanduar, çfarë dosjes, çfarë kasetash ka. Shkoni te 313, drejtor Burgu është nën komisar me gradën minimale, që nuk lejohet, ku drejton shefin e policisë që është komisar. Aktet korruptive në Burgje janë shumë të mëdha, kështu siç është ky drejtor, rilindasit kanë vendosur në krye të gjithë sistemin, njerëz që s’kanë lidhje me PS,”- u shpreh Maliqi.
Prej ditësh janë futur në grevë urie qindra të burgosur. Gjithçka nisi nga burgu i Peqinit, që përfundoi me shtrimin në spital të Kelment Balilit dhe Arbion Alikos. Më pas revoltës ju bashkuan të dënuarit në burgun e Reçit, Shënkollit dhe Rrogozhinës.
Përmes një letre, të burgosurit e sigurisë së lartë iu drejtuan ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Presidentit Ilir Meta, dhe kryeministrit Edi Rama teksa shkruanin se nuk pranojnë regjimin 41 bis. Ata kërkuan heqjen e dënimeve të përjetshme dhe përgjysmimin e dënimeve të të tjerëve. Kërkojnë rikthimin e takimit me familjarët dhe përmirësim të kushteve.
Përgjigje në mënyrë institucionale nuk kanë marrë, porn ë një dalje për mediat, Gjonaj u shpreh se nuk pret që të dënuarit të pranojnë kaq lehtë këtë regjim, por që duhet të mësohen.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Várhelyi: Shqipëria më pranë se kurrë hapjes së negociatave
Vlerësim i progresit të deritanishëm për reformat, mbështetje e përforcuar nga BE, inkurajim për të plotësuar kushtet e Këshilit Europian dhe Bundestagut gjerma...
“Kemi shtuar 210 mln dollarë në arkën familjare të punonjësve të shtetit”/ Rama publikon shifrat: Erdhi pasi hoqëm ta
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se falë taksës progresive, janë shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtet...
AKUZA E FORTË/ “Pjerin Ndreu shoqërohet me një të dënuar për drogë, ka foto”, kryebashkiaku e mohon: Po ti th
TIRANË– Gazetari Basir Çollaku ka akuzuar kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun se shoqërohet me një person me precedentë kriminale. Akuza u ...
Lufta ndaj krimit, Pjerin Ndreu bën DEKLARATËN E FORTË: Më vjen shumë keq për PS-në, kemi…
TIRANË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni “Open”. Duke përfshirë edhe partinë në të cilën ...
I përmendi përgjimet e “BILD”, Pjerin Ndreu i kthehet gazetarit: 5 ton kanabis janë kapur në Malësinë të Madhe, ti ki
TIRANË– Debati mes kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut dhe gazetarit Basir Çollaku ka vijuar në studion e “Open”. Teksa Çollaku i përmen...
Basha takohet me Varhelyi: E informova për miratimin e njëanshëm të ndryshimeve në Kodi Zgjedhor, u shkel konsensusi politi
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në takim në selinë blu Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Basha ka ndarë detaje nga takim...
Nis “lufta” mes Murrizit dhe Briseida Shehajt! Deputeti: Ishe bleta punëtore e Ramës. Ish-drejtoresha e Tatimeve:
TIRANË– Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë deputeti Myslum Murrizi përmendi kalimin e ish-drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj, nga PS tek Lëvizja ...
Votimi i Kodit Zgjedhor, deklarata e FORTË e Alket Hysenit: Mazhoranca nuk i kishte votat, PD negocioi për 4 ‘kartona
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni deklaroi se opozita jashtëparlamentare ka negociuar për votimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend dy dit...
Oliver Varhelyi përfundon takimin me Bashën në selinë e Partisë Demokratike, reagon komisioneri: U diskutua rruga e Shqipë
TIRANE– Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka përfunduar takimin me kreun e PD, Lulzim Basha. Takimi në selinë blu ka zgjatur pak minuta dhe ky ishte i f...