Politike

Basha shkon në Laç, takim me qytetarët: Është kriminale që ju vuani për bukën e gojës, Rama po e shtyn ekonominë në g

8 Tetor 2020, 09:28 Nga DOSJA
Basha shkon në Laç, takim me qytetarët: Është

KURBIN– Kryedemokrati Lulzim Bashaka shkuar në Laç diten e sotme, ku ka zhvilluar takime me qytetarë të papunë dhe biznese që vuajnë pasojat e rënda të krizës ekonomik, duke qenë se jemi dhe në pandeminë e Covid-19.

Qytetarët deklaruan para kreut të PD-së se janë hequr nga puna jo vetëm për shkak të rënies së xhiros së bizneseve, por edhe nga institucionet shtetërore. Përballë tyre, Basha shtoi se Bashkia, ujësjellësi dhe ndërmarrjet publike janë shndërruar në hambarë për militantë që nuk shkojnë asnjë ditë në punë.  Ata shtuan se shumë banesa në gjendje shumë të mirë po shemben pa asnjë paralajmërim nga shteti.

“Kjo aferë korruptive bëhet për t’i dhënë këto troje për ndërtime shumëkatëshe për sponsorët e regjimit. pushtetin se 40% e shqiptarëve pritet t’i shtohen listës së të papunëve, nëse shteti nuk zbaton urgjentisht planin e rimëkëmbjes me 5 pika të Partisë Demokratike. Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Paratë e shtetit i ka futur në xhepat e vet dhe të oligarkëve. Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera, deri më 25 prill çelësat i ka ky. Ne kemi vetëm fjalën, por dhe ju duhet të ngrini zërin dhe të jeni të sigurt që dhe PD dhe opozitën do e keni në krahë. Është kriminale që ju vuani për bukën e gojës. Sot kemi fjalën, zërin për ta ngritur se nesër do kemi shumë gjëra. Ne për pensionistët kemi propozuar 20 mijë lekë shtesë këto 6 muaj.

–              Çeku prej 1,000 euro për biznesin e vogël për të lehtësuar barrën e pagesave dhe shpenzimeve të papërballueshme për 6 muajt e ardhshëm;

–              Pagesa mujore prej 160 mijë lekësh të vjetra për ata që kanë humbur vendin e punës, si minimum konsumi për 6 muajt e ardhshëm;

–              Pagesa mujore prej 200 mijë lekësh për çdo punonjës që biznesi rikthen në punë gjatë 6 muajve të ardhshëm;

–              Shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për pensionistët për shpenzimet shëndetësore shtesë gjatë 6 muajve të ardhshëm;”– tha Basha ndër të tjera.

Ai u tha qytetarëve dhe sipërmarrësve në qytetin e Laçit se fondet për këtë plan 300 milion eurosh janë në buxhet dhe për fat të keq sot u jepen një grushti miqsh të regjimit të Edi Ramës.

Prioriteti numër 1 sot është të shpëtojmë buxhetin e familjeve nga falimentimi deri më 25 prill. Pas 25 prillit, rikthimin e ekonomisë në binarët e rritjes dhe zgjerimin e fuqizimin e klasës së mesme do ta bëjmë bashkë me programin ekonomik të qeverisë së Partisë Demokratike. Pjesë e këtij programi është edhe plani i mbështetjes për bujqësinë që është sektori që punëson më shumë shqiptarë,”- u shpreh Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne lac basha ne lac

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2020, 08:53

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, me anë të një postim në rrjetet sociale  ka shpërndarë një video të kryebashkiakut Erjon Veliaj, ku ...