Politike

8 Tetor 2020, 08:53 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, me anë të një postim në rrjetet sociale  ka shpërndarë një video të kryebashkiakut Erjon Veliaj, ku ai thotë se do të mbahet mend si kryetar i bashkisë që ka shtuar hapësirat e gjelbërta dhe jo që ka dhënë leje ndërtimi.

Hasa në postimin që ka bërë në ‘Facebook’ ka thënë se mashtrimi ka zënë shtresa si të betonit, prandaj sipas tij Erion Veliaj e ka shumë të vëshirë të hyj në histori.

Postimi i Endri Hasës

Kur mashtrimi ka zënë shtresa si ato të betonit që po mbyt Tiranën, është pak e vështirë të mbetesh në histori si kopshtar. Por mos harro, se fiku e ka hijen e rëndë, po u rrëzove s’ka jaki që t’bo dermon. Edhe siç thonë Tironist, shnet edhe hec konit!

Partia Demokratike ka paditur sërish ditwn e djeshme për shpifje kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se shkak janë bërë disa akuza të reja të kryebashkiakut të Tiranës ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Ndërkohë, padia e parë e PD-së ndaj Veliajt u regjistrua në datën 3 tetor. PD kërkoi dënim maksimal për Erion Veliajn, pasi akuzohet se ka thënë 3 mashtrime për kreun e kryedemokratin Lulzim Basha.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endri hasa erion veliaj paria demokratike endri hasa erion veliaj paria demokratike

Sondazh

Poll