Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për Zërin e Amerikës, verifikime për Dakon dhe kryebashkiakët e përfshirë në përgjime

31 Janar 2019, 08:09 Nga DOSJA
Prokuroria nis hetimet për Zërin e Amerikës, verifikime për

TIRANË-Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka nisur hetimet për përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës lidhur me blerjen e votave me paratë e krimit, ku të përfshirë ishin dhe kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste. Prokuroria njofton se janë duke u kryer të gjitha hetimet dhe verifikimet për personat e përfshirë në këto përgjime.

Reagimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016 regjistruar për veprat penale parashikuara nga nent 283/a, 2, 333/a, 334 të Kodit Penal njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “ Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 339 grupi i avdylajve hetimet e prokurorise investigimi i zerit te amerikes vangjush dako dosja 339 grupi i avdylajve hetimet e prokurorise investigimi i zerit te amerikes vangjush dako

Sondazh

Poll