Politike

Plani ekonomik, Rama s’i kursen lavdet ndaj Varhelyit, Komisioneri: Faleminderit por s’i meritoj!

7 Tetor 2020, 16:29 Nga DOSJA
Plani ekonomik, Rama s’i kursen lavdet ndaj Varhelyit, Komisioneri:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi. Në fjalën e tij, Rama ka vlerësuar mbështetjen që ai i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit, duke e cilësuar planin ekonomik prej 9 miliardë eurosh si një qasje të re të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Por fjalët e mira të kryeministrit Edi Rama kanë “skuqur” komisionerin, i cili është shprehur se ka bërë vetëm detyrën dhe nuk i meriton lavdet. 

PJESË NGA DEKLARATA: 

Rama: Që në sekondën e parë komisioneri ka qënë mbështetës i pakursyer të rrugës së çeljes së dyerve për të negociuar në anëtarsimin në BE. nuk është mjaftuar me aq por është angazhuar për një plan masiv ekonomik dhe financiar për të gjithë rajonin. Dua ta falenderoj publikisht për mbështetjen dhe mënyrën e qasjes ndaj çështjeve dhe ndershmërinë në dhënien e gjërave ashtu siç janë. Jemi shumë mirënjohës dhe bashkëpunimi me Komisonin ka dhënë fryte dhe patjetër në gjithë ato aspekte që lidhen në çuarjen përpara të axhendës, ne kemi shkuar përpara në bindje të plotë. Jo sepse na i kërkon Brukseli por sepse është detyrim ndaj fëmijëve tanë. Plani i ri ekonomik është një mundësi e jashtëzakonshme e re që krijohet nga ky Komision që ka ardhur me qasje të re në rajort me rajonin. Dua të theksoj se ky plan është provë që qëndron në vizionin e Shengenit Rajonal. Vizioni i një rajoni ky bashkëpunimi është e vetmja rrugë për të dalë në një tjetër hapësirë për t’i lënë gjeneratave të tjera një Shqipëri shumë më të mirë. Ka shumë aspekte, por kryesor është që plani do të na ndihmojë të integrohemi me BE. Komisioneri ka qënë telefonata e parë nga jashtë për të më garantuar se do të jenë pranë. Jemi në një moment kur marrëdhëniet me Komisionin Europian kanë një konkretësi shumë të madhe. 

Varhelyi: Faleminderit për fjalët e mira. Nuk i meritoj se po bëj detyrën time.

Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi sjell progres raportin në Tiranë. Fjalim në Kuvend, takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha. I qartë se kusht për çeljen e negociatave është implementimi i Reformës Zgjedhore. Sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor, ai u shpreh se ende nuk e kishte krijuar një opinion përfundimtar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane edi rama olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll