Politike

‘5 Qershori është bërë si fëmijë në Befotrof’, Murrizi këshillon Varhelyi: Nuk ta di biografinë, mos dëgjo vetëm

7 Tetor 2020, 16:03 Nga DOSJA
‘5 Qershori është bërë si fëmijë në

TIRANE– Myslim Murri ka reaguar në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me ardhjen në Tiranë të Komisionierit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi. Murrizi u shpreh se ishte dakord në lidhje me deklaratën e mëparshme të Gjonit, duke shtuar më tej se ka një këshillë për Varhelyi.

‘Isha gjysëm dakord me biografinë që Gjoni than në këtë poltron, nuk e di nga vjen nuk kam në mend që të rri të bëj biografinë por kam 1 këshillë: Mos dëgjoni vetëm hallexhinjtë e politikës po dëgjoni dhe hallin e njerëzve që ka bërë që të ikin në rreth 200 shtete që ka OKB. Pse është pajtu Rama me Lulin dhe është nxeh Meta, përse pajtohet Meta me Lulin e nxehet Rama, mos na hapni barkun Zoti Oliver. Kur shoh që mundet që vendi jonë bën ligj për të sjellë azilantë të tjerë në vend, nuk e di a është në dijeni Oliveri. Sa për suksesin e 5 qershorit unë dhe sot nuk e di kush është baba ligjor, defakto gjenetik dhe politik i 5 qershorti kur Taulanti të ma thotë, baba i 5 qershorit do ta vlerësoj, po 5 qershorit nuk po del për zot asnji babë, është një fëmijë në befotrof’– u shpreh Murrizi.

Deklarata është bërë sot gjatë seancës plenare, ku ka marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ka sjellë në Shqipëri progres raportin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalimin e tij, Komisioneri vlerësoi përpjekjet për çeljen e negociatave me BE dhe kërkoi implementimin e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë nuk munguan debatet dhe përplasjet mes deputetëve. Deputeti Myslim Murrizi paralajmëroi shkarkimin e ministrit Lleshaj, ndërsa Spiropali akuzoi kundërshtarat politikë se po bashkëpunojnë me krimin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi seanca plenare 7 tetor 2020 myslim murrizi seanca plenare 7 tetor 2020

Sondazh

Poll