Politike

‘Paratë e korrupsionit të Sali Berishës sot janë kthyer në burim të investimeve’, Balla: Nuk ka asnjë rikthim të reg

7 Tetor 2020, 15:50 Nga DOSJA
‘Paratë e korrupsionit të Sali Berishës sot janë

TIRANE– Gjatë fjalës së tij të mbajtur ditën e sotme në seancën plenare, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e konsideron të pa vërtetë lajmin se shqiptarëve u kthehen vizat në zonën Shengen, duke akuzuar për përhapjen e këtij lajmi të rremë sipas tij, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai tha se ky lajm është përhapur nga Berisha e se qytetarët nuk duhet të frikësohen nga lajme të tilla.

Pjesë nga fjala e Ballës në Parlament:

Prej ditësh ka një përhapje të një lajmi të rremë fillimisht nga prodhuesi më i madhi i lajmeve të rreme në Evropë, i cili është një fatkeqësi e madhe në këtë vend, që ka gënjyer me paturpësinë më të madhe edhe nga portali i djalit të vet, shkëlzeni.net, ku deklaron se qytetarëve shqiptarë nga 2021, do t’u vendoset vizat sepse shqiptarët janë të padëshiruar nga Evropa dhe SHBA. Ky është një projekt që BE e ka planifikuar prej kohësh. Nuk ka asnjë rikthim të regjimit të vizave për shqiptarët. Nuk është aspak e vëprtetë ajo që ka përhapur burimi më i ndyrë i lajmeve të rreme në Shqipëri, Sali Berisha dhe mediat me paratë e korrupsionit. Paratë e korrupsionit të Sali Berisha sot janë kthyer në burim të investimeve për televizioneve. Qytetarët shqiptarë nuk duhet të tremben nga ky lajm. Ne jemi shumë krenar që sot jemi në një moment historik të rrugës tonë evropiane. Jam shumë besimplotë që Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut do të fillojnë bisedimet dhe momenti ceremonial është konferenca e parë ndërqeveritare. Gjithë ngazëllimi i Lulit, Pollos, Mulit, se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut rezultoi të jetë një lajm i rremë si ai i vizave. Sa i përket shqetësimit që ka lindur pas sherrit midis Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, ju mund të ndërhyni, megjithëse nuk ka ndonjë shpresë. Baba Likja e ka marrë rrugën që më 25 prill, LSI-ja do të ikë për skrap, siç ka thënë Luli.

Deklarata është bërë sot gjatë seancës plenare, ku ka marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ka sjellë në Shqipëri progres raportin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalimin e tij, Komisioneri vlerësoi përpjekjet për çeljen e negociatave me BE dhe kërkoi implementimin e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë nuk munguan debatet dhe përplasjet mes deputetëve. Deputeti Myslim Murrizi paralajmëroi shkarkimin e ministrit Lleshaj, ndërsa Spiropali akuzoi kundërshtarat politikë se po bashkëpunojnë me krimin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 7 tetor 2020 taulant balla seanca plenare 7 tetor 2020 taulant balla

Sondazh

Poll