Politike

Myslim Murrizi bën deklaratën e fortë nga Kuvendi: Do shkarkoni ministrin Lleshaj të premten, do e bëni deputet

7 Tetor 2020, 15:33 Nga DOSJA
Myslim Murrizi bën deklaratën e fortë nga Kuvendi: Do shkarkoni

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një paralajmërim të fortë nga salla e Kuvendit të Shqipërisë. Murrizi tha se të premten, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj do të shkarkohej nga detyra. Por megjithatë deputeti shtoi se Lleshaj do të vazhdonte të ishte pjesë e Partisë Socialiste.

Do të doja të uroja për zgjedhjet para zgjedhjeve deputetin e ri të Partisë Socialiste Sandër Lleshaj. Keni planifikuar ta shkarkoni të premten, Sandër Lleshajn dhe të na e bëni deputet,”-tha Murrizi.

Deklarata është bërë sot gjatë seancës plenare, ku ka marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ka sjellë në Shqipëri progres raportin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalimin e tij, Komisioneri vlerësoi përpjekjet për çeljen e negociatave me BE dhe kërkoi implementimin e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë nuk munguan debatet dhe përplasjet mes deputetëve. Spiropali akuzoi kundërshtarat politikë se po bashkëpunojnë me krimin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi sander lleshaj seanca plenare 7 tetor 2020 myslim murrizi sander lleshaj seanca plenare 7 tetor 2020

Sondazh

Poll