Politike

Progres raporti/ Komisioneri Varhelyi i prerë: Reforma Zgjedhore pikë kyçe për mbledhjen ndërqeveritare! Shqipëria më pra

7 Tetor 2020, 14:23 Nga DOSJA
Progres raporti/ Komisioneri Varhelyi i prerë: Reforma Zgjedhore pikë

TIRANË– Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë dha qartë se Reforma Zgjedhore është pikë kyçe për çeljen e negociatave për anëtarsimin në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, Varhelyi tha se Shqipëria është më pranë se kurrë integrimit në BE. Por për arritjen e këtij qëllimi, eurodeputeti kërkoi nga të gjitha forcat politike që të punojnë për reformat në mënyrë që të arrijnë integrimin e vendit.

Autoritetet duhet që të demonstrojnë angazhim. Vendi juaj ka bërë përparim dhe është shumë pranë përmbushjes të të gjitha kushteve. Vlerësoj Vettingun dhe operacionin tonë të monitorimit. Po ashtu janë hapur edhe proceset për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, gjykata e Lartë ka rifituar kuorumin dhe është funksionale.  Po ashtu ka pasur ecuri në zbatimin e ligjit, kemi parë operacione ndërkombëtare. Sa i takon luftës kundër krimit, është përfunduar krijimi i trupave të reja. Kam pritur pozitivisht marrëveshjen e 5 qershorit që zbaton rekomandimet OSBE-së. Rekomandoj palët që të mbajnë fokusin. Reforma Zgjedhore është kusht për mbledhjen ndërqeveritare. Institucionet duhet të punojnë që të bëjnë të mundur që Shqipëria të ecë përpara drejt BE-së. Të nderuar deputetë vijimësia e këtyre reformave është e rëndësishme. Të gjitha institucionet duhet të punojnë që Shqipëria të ecë drejt BE. Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë, tërmeti dhe COVID. Ne iu kemi qëndruar pranë dhe vazhdojmë që të qëndrojmë pranë jush e një asistencë që nuk ishte njohur. Edhe ju i keni çuar personel mjekësor qytetarëve të BE-së. Të nderuar deputetë jemi në një moment kyç. Shqipëria gjendet më pranë se kurrë BE-së, prandaj kontributi i të gjitha forcave është kyç, le ta marrim atë hap për të ardhmen e Shqipërisë. Le ta marrim atë hap tjetër për të ardhmen e Shqipërisë,”-tha në fjalën e tij Komisioneri. 

LAJMI KRYESOR: Integrimi në BE/ Varhelyi nga Kuvendi: Reforma Zgjedhore, kusht për nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare! Ralf Gjoni me gjuhë të ashpër e sulmon: Lider autocrat. Murrizi paralajmëron shkarkimin e ministrit Lleshaj

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olivér várhelyi seancë plenare 7 tetor 2020 olivér várhelyi seancë plenare 7 tetor 2020

Sondazh

Poll