Politike

Varhelyi sjell në Tiranë progres raportin për negociatat, Komisioneri i prerë në mesazhe: “Zgjedhorja” test për ju! Nd

7 Tetor 2020, 13:58 Nga DOSJA
Varhelyi sjell në Tiranë progres raportin për negociatat,

TIRANE-Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi ka zbarkuar sot në Tiranë, ku edhe ka nisur me “turin” e tij në institucionet kryesore në vend. Vizita për Varhelyi ka nisur me një fjalim në Kuvend, ku pasi ka dorëzuar progres-raportin për vitin 2020 për Shqipërinë, ka shprehur edhe vlerësimet e tij për punën e bërë. Pas fjalimit në Kuvend dhe takimit me organet e Vettingut, Komisioneri ka “zbarkuar” në zyrën e kryeministrit Edi Rama, me të cilin zhvilloi edhe një konferencë për shtyp nga ku e dha qartë dhe pastër mesazhin e tij.

Reforma Zgjedhore do të jetë kyç për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë test për Shqipërinë. Më tej, Varhelyi foli edhe për projektin ekonomik prej 9 miliardë eurosh në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim krijimin e një klime të mirë për investime dhe zhvillimin e zonës. Sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Varhelyi tha se ende nuk e kishte krijuar një mendim, por nëse nuk pengoheshin koalicionet paszgjedhor BE do të mbante “një mendje të hapur”. Kryeministri Edi Rama nga ana e tij, për mungeën e Gjykatës Kushtetuese u justifikuar me spastrimin që sipas tij ka bërë procesi i Vettingut, dhe nëse Shqipëria nuk i çel negociatat edhe këtë herë, problemi qëndron tek politikat e brendshme të shteteve. Megjithatë pas konferencës me Ramën, eurodeputeti ka shkuar në Presidencë, ku ka takuar pa praninë e kamerave kreun e shtetit, Ilir Meta. Gjatë takimit, presidenti i është shprehur se do të dalë ai “garant” që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Kreu i shtetit ka vijuar ta cilësojë 25 prillin si ditën kur shqiptarët do të zgjedhin me referendum popullor.

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane edi rama ilir meta lulzim basha olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll