Politike

Kodi i ri Zgjedhor/ Gazmend Bardhi: Opozita do të hyjë bashkë në zgjedhje, në asnjë rast nuk do të ketë një koalicion P

7 Tetor 2020, 11:30 Nga DOSJA
Kodi i ri Zgjedhor/ Gazmend Bardhi: Opozita do të hyjë bashkë

DEVOLL- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nga Devolli tha se për opozitën nuk kanë rëndësi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai ka sqaruar se PD-ja është në koalicion me LSI-në dhe se në zgjedhjet e 25 prillit do të hyjnë bashkë.

“Nuk ka rëndësi për në Kodin Zgjedhor. Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet ne këtë kod, sidomos ndryshimet e njëanshme të kaluara pak ditë më parë tregojnë vetëm frikën e madhe që ka Rama nga qytetarët e tij dhe nga bashkimi madhor i qytetareve kundër së keqes që quhet Edi Rama. PD dhe opozita e bashkuar është gati për të sjellë ndryshimin bashkë me qytetarët e Korcës dhe gjithë Shqipërisë. Nuk kanë rëndësi modalitetet për ne e rëndësishme është që ne jemi një bashkim i madh,së pari jemi një bashkim i partive kryesore në vend po mbi të gjitha jemi bashkim me qytetaret e ndershëm të vendit që gjithmonë kanë qenë dhe do jenë shumice në këtë vend. Ne jemi ne një koalicion kemi marrëveshje koalicioni me LSI dhe partitë e tjera të koalicionit të opozitës së bashkuar dhe në zgjedhjet do të hymë bashkë dhe do fitojmë zgjedhjet e 25 prillit. Në asnjë rast nuk do të kemi një koalicon PD-PS”, tha Bardhi.

Ndërkohë, në rrjetet sociale Bardhi, shprehet se ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në për votimin e kandidatëve të PD-së në Devoll.

“I impresionuar nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme e anëtarëve të Partisë në Devoll. Padurimi për largiminin e Edi Ramës me ekipin më të mirë të përfaqësimit të PD ndjehet kudo. Fitore”, shkruan Bardhi.

Ditën e sotme demokratët e Korçës po votojnë për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Korçës me 11 mandate, ka 39 kandidatë potencialë për deputetë. Demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi zgjedhjet parlamentare të 2021 gazmend bardhi zgjedhjet parlamentare të 2021

Sondazh

Poll