Politike

Gafa e Bashës, kryedemokrati u flet për taksën dhe çmimin e karburantit por nuk di numrin e taksive që operojnë, e korigjo

7 Tetor 2020, 10:21 Nga DOSJA
Gafa e Bashës, kryedemokrati u flet për taksën dhe çmimin

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një tjetër gafë ditën e sotme. Teksa zhvilloi një bashkëbisedim me taksistët dhe po u fliste për çmimet e karburantit dhe për taksën që u ka vënë shteti, Basha nuk ka pastur aspak dijeni për numrin e taksive që operojnë në kryeqytet.

Ai është shprehur gjatë bisedës para kamerës se duhet të jenë ‘diku tek 2000-2500 taksi’, por njëri prej taksistëve e ka korigjuar.

1500-1400 janë, bashkë me kompanitë,”– tha taksisti, duke i vënë në dukje gabimin kryedemokratit.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Duhet të jenë diku te 2000-2500 (taksi) në gjithë Tiranën.

Taksisti: Taksi?

Lulzim Basha: Po.

Taksisti: 1500-1400 janë, bashkë me kompanitë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gafa e bashes me taksistet lulzim basha gafa e bashes me taksistet lulzim basha

Sondazh

Poll