Politike

E nis me batuta! Komisioneri Varhelyi bën shaka me Ruçin: Më dhatë vendin e monarkut por unë…

7 Tetor 2020, 14:08 Nga DOSJA
E nis me batuta! Komisioneri Varhelyi bën shaka me Ruçin: Më

TIRANE– Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi ndodhet në Kuvendin e Shqipërisë për të mbajtur një fjalim në lidhje me progres-raportin e 2020-ës të vendit tonë.

Varhelyi u vu në krye të Kuvendit, i ulur në një karrike më të dallueshme nga të tjerët, gjest ky që nuk kaloi pa u komentuar nga ana e komisionerit.

Në nisje të fjalës së tij, Varhelyi u shpreh se janë monarkët ata që duhen ulur në atë vend e jo ai, pasi nuk është i tillë.

“I nderuar zoti kryetar, faleminderit, më vutë në një pozitë të vështirë pasi më dhatë një vend ku duhet të uleshin monarkët dhe unë nuk jam i tillë.”- u shpreh komisioneri.

Deklarata është bërë sot gjatë seancës plenare, ku ka marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ka sjellë në Shqipëri progres raportin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalimin e tij, Komisioneri vlerësoi përpjekjet për çeljen e negociatave me BE dhe kërkoi implementimin e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë nuk munguan debatet dhe përplasjet mes deputetëve. Deputeti Myslim Murrizi paralajmëroi shkarkimin e ministrit Lleshaj, ndërsa Spiropali akuzoi kundërshtarat politikë se po bashkëpunojnë me krimin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olvier varhelyi seanca plenare 7 tetor 2020 olvier varhelyi seanca plenare 7 tetor 2020

Sondazh

Poll