Politike

Në sy të ministres suedeze… gazetarët vënë me ‘shpatulla pas murit’ Ramën për Ligjin e Medias, kryeministri ‘acar

7 Tetor 2020, 10:16 Nga DOSJA
Në sy të ministres suedeze… gazetarët vënë me

TIRANE- “Po”, kjo ishte përgjigjia e kryeministrit Edi Rama pasi u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta, se “a ishte krenar që do t’i kalojë stafetën e presidencës së OSBE-së, ministres së Jashtme suedeze, pasi kalon një ligj që i mbyll gojën mediave?”. 

Rama tha “po”, ndërsa pas Metës, një tjetër gazetar pyeti Ann Linde për qëndrimin e Suedisë në raport me këtë ligj. “U pyeta 5 minuta më parë dhe dhashë përgjigjie“,-tha ajo, ndërsa fjalën në anglisht e mori kryeministri Edi Rama. 

Rama akuzoi gazetarin se kishte bërë një pyetje të bazuar në fake news, (lajm i rremë). “Ju po bëni një fake news. Ligji u diskutua për 1 vit dhe me OSBE, u nisëm me modelin gjerman, na u tha që nuk është demokratik, vazhduam me modele kroate dhe të tjera dhe më pas bëmë një shumë demokratik, të mbështetur në konsulencë me OSBE. Sipas këndvështrimit tim ligji nuk trajton plagën apo atë murtajën e shpifjeve, sulmet personale dhe diskriminimin, por ofron mundësinë që njerëzit të mbrojnë veten kur gjendjen të sulmuar. Kur po flisnim për këtë ligj mbështetja më e madhe erdhi nga njerëzit e biznesit se ata shantazhohen çdo ditë.

Ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias. Ajo nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demokratike, ka dhënë disa rekomandime që do i vlerësojmë një nga një dhe do ta miratojmë ligjin, se në këtë xhungël lajmesh të rreme, sulme dhe keqedukim të të rinjve, shkelje të etikës së medias duhet që njerëzit të kenë të paktën të drejtën të mbrohen përballë dikujt që fshihet pas anonimatit dhe burimeve të jashtme. Është e thjeshtë. Kjo nuk mund të vazhdojë, ju këshilloj të gjithëve të shihni filmin: Dilema sociale” -tha ai, i irrituar nga pyetja që iu bë në sy të koleges suedeze.

Kryeministri Rama kaloi drejtimin e OSBE tek ministrja suedeze, Ann Linde. Rama dhe Linde shprehën bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve për krimin dhe për integrimin. Rama u shpreh i vendosur se ligji për mediat do të kalojë pa u dërguar më paraprakisht tek Komisioni i Venecias.

Lajmi kryesor: Drejtimi i OSBE/ Rama i jep ‘stafetën’ ministres suedeze: Ligji për Median kalon pa konsultim me Venecian, jam krenar për të dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambrozia meta ann linde ann linde dhe edi rama edi rama ligji per median ambrozia meta ann linde ann linde dhe edi rama edi rama ligji per median

Sondazh

Poll