Politike

Gazetarja pyet ministren për Ligjin e Medias… Rama nxiton ta sqarojë: Mos ngatërro OSBE me BE, s’i mbyll njeriu gojën po

7 Tetor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Gazetarja pyet ministren për Ligjin e Medias… Rama nxiton ta

TIRANE- Një nga gazetarët e pranishëm në konferencën e përbashkët të kryeministrit Edi Rama me ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, pyeti për qëndrimin e Suedisë për ligjin e medias dhe azilkërkuesit atje. Linde tha: Ka patur disa kërkesa të pabazuara për azil, por është e drejta ndërkombëtare që jep të drejtën për azil. Suedia është mbrojtëse e lirisë së mediave. Qeveria të konsultohet me shoqërinë civile dhe gazetarët. 

Por kryeministri Edi Rama, nuk e pranoi pyetjen, duke korrigjuar gazetaren e cila në prezantim tha se “raporti i OSBE vuri në dukje ligjin për mediat”, duke i thënë se “si gazetare, mos gabo me një ministër të Jashtëm OSBE-në me Bashkimin Evropian”. Më tej, Rama siguroi: Ligji do të kalojë jo për tu mbyllur gojën gazetarëve, por që të gjithë të flasin dhe ata që janë pre e sulmeve të kenë mundësi të mbrohen.

Kryeministri Rama kaloi drejtimin e OSBE tek ministrja suedeze, Ann Linde. Rama dhe Linde shprehën bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve për krimin dhe për integrimin. Rama u shpreh i vendosur se ligji për mediat do të kalojë pa u dërguar më paraprakisht tek Komisioni i Venecias.

Lajmi kryesor: Drejtimi i OSBE/ Rama i jep ‘stafetën’ ministres suedeze: Ligji për Median kalon pa konsultim me Venecian, jam krenar për të dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ann linde ann linde dhe edi rama edi rama ligji per median ann linde ann linde dhe edi rama edi rama ligji per median

Sondazh

Poll