Politike

Largohet nga detyra Maksim Malaj/ Prefekti ri i Qarkut Elbasan emërohet Klevis Xhoxhi

7 Tetor 2020, 12:48 Nga DOSJA
Largohet nga detyra Maksim Malaj/ Prefekti ri i Qarkut Elbasan

ELBASAN- Klevis Xhoxhi ditën e sotme është emëruar Prefekti ri i Qarkut Elbasan duke zëvendësuar kështu ish-këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Maksim Malaj.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Maksim Malaj ka dalë në pension. Major Maksim Malaj mbajti këtë post për disa muaj me Vendim të Këshillit të Ministrave. Malaj ishte rikthyer për herë të dytë  në postin e Perfektit të Qarkut të Elbasanit gjatë Qeverisë Rama.

Po kush është Klevis Xhoxhi?

Klevis Xhoxhi ka lindur në Elbasan, në nëntor të vitit 1978. Ka mbaruar studimet për degën Juridik. Në vitin 2010 certifikohet për pjesëmarrje të sukesshme për “International Summerschool Albania – Driving Sustainable Development Towards the EU Challenges.” Më pas, në vitin 2011 specializohet në Master të nivelit të dytë në Shkenca Politike, profili Administrim Publik.

Klevis Xhoxhi ka një karrierë të larmishme, duke filluar nga viti 2003-2006 si jurist pranë Zyrës Juridike të Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan. 2006-2007 ka qenë Drejtor Rajonal i Agjensisë së Sigurimit të Automjeteve. Në vitin 2007-2008 ka pasur funksionin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun, Bashkia Elbasan. Në vitin 2008-2015 pozicionohet si Drejtor i Qendrës Ekonomike të Arsimit Elbasan. Klevis Xhoxhi, nga 2015 në vazhdim, merr përgjegjësinë e pozicionit zv/Kryetar Bashkie Elbasan.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elbasan klevis xhoxhi maksim malaj elbasan klevis xhoxhi maksim malaj

Sondazh

Poll