Politike

Suedia e shqetësuar nga krimi/ Linde: Bandat po bashkëpunojnë në territorin evropian, nëse luftojmë fenomenin do të ketë

7 Tetor 2020, 10:00 Nga DOSJA
Suedia e shqetësuar nga krimi/ Linde: Bandat po bashkëpunojnë

TIRANE- Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, vuri në dukje kriminalitetin në vendin e saj. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku mori stafetën e drejtimit të OSBE-së, Linde tha se me kryeministrin kanë folur për bashkëpunimin në këtë fushë. “Njerëzit do të mrekulloheshin nëse do e dinim se sa shumë ne flasim për problematika të ndryshme të OSBE, duhet të jemi të ndërgjegjësuar për problemet, kemi diskutuar për Bjellorusinë, për të lehtësuar dialogun me regjimin e opozitës, është akoma në tavolinë, mendoj se duhet të lëmë mundësi të hapura kur mendojmë që ka mundësi për dialog për Bjellorusi demokratike, kemi diskutuar edhe procesin për sekretarin e OSBE dhe kreun e institucionit, një proces që do të mbështet te merita, e rëndësishme që të kemi për ministerialin në dhjetor. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugë kur të marrin këtë punë. Suedia mbështet Shqipërinë në vendimin për hapjen e bisedave për zgjerimin e BE, dhe vlerësojmë punën e vështirë dhe serioze që ka bërë qeveria juaj për përgatitjen për kandidaturën për anëtarësimin për të ardhmen, kur shohim raportet një fushë ku keni qenë të suksesshëm është shteti i së drejtësisë, sistemi në drejtësi, dhe jam këtu si mund të bashkëpunojmë. Kemi probleme me krimin e organizuar dhe do të marrim mbështetje nga vende të ndryshme në këtë luftë, bandat kriminale janë në bashkëpunim me territorin Europian, nëse e luftojmë këtë fenomen, mund të kemi disa ndryshime. Jam shumë mirënjohëse që Rama ishte i hapur dhe konstruktiv duke u përpjekur që të bëjmë gjëra në këtë aspekt. Vettingu i gjyqtarëve është zhvilluar shumë mirë, ne e shikojmë me shumë pozitivitet”, tha Ann Linde.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ann linde edi rama krimi shqiptar ne suedi ann linde edi rama krimi shqiptar ne suedi

Sondazh

Poll