Politike

“Do shtrëngojmë darën”/ Rama s’përmbahet: Do ndihmojmë Suedinë në luftën kundër krimit, oficerët shqiptarë do t

7 Tetor 2020, 09:55 Nga DOSJA
“Do shtrëngojmë darën”/ Rama s’përmbahet:

TIRANE- Kryeministri Edi Rama garantoi ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, se Shqipëria do të ndihmojë vendin për të goditur krimin e organizuar. Rama tha se oficerët shqiptarë dhe ata suedezë do të bëjnë shkëmbim për të kapur elementët shqiptarë të lidhur me krimin atje.


“Ann dhe miqtë tanë suedezë janë të angazhuar të shtyjnë përpara procesin. Kemi marrë mësime, kemi hedhur hapa më tej. Jemi të lumtur që do të kemi në Shqipëri një investim nga Suedia në turizëm. Po koordinojmë luftën kundër krimit të organizuar. Duke dëgjuar kolegen time të dashur ku ka një periudhë të vështirë me krimin e organizuar dhe përsa na takon kemi mundësi të japim një ndihmesë dhe të marrim ndihmë, për atë segment që ka lidhje me Shqipëri, jemi të gatshëm të dërgojmë atje oficerët tanë dhe të marrim në Shqipëri oficerët suedezë, dhe të shtrëngojmë darën për elementët kriminalë shqiptarë që janë atje.”-tha Rama gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Jashtme të Suedisë. 

Kryeministri Rama kaloi drejtimin e OSBE tek ministrja suedeze, Ann Linde. Rama dhe Linde shprehën bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve për krimin dhe për integrimin. Rama u shpreh i vendosur se ligji për mediat do të kalojë pa u dërguar më paraprakisht tek Komisioni i Venecias.

Lajmi kryesor: Drejtimi i OSBE/ Rama i jep ‘stafetën’ ministres suedeze: Ligji për Median kalon pa konsultim me Venecian, jam krenar për të dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ann linde edi rama krimi shqiptar ne suedi ann linde edi rama krimi shqiptar ne suedi

Sondazh

Poll