Drejtimi i OSBE/ Rama i jep ‘stafetën’ ministres suedeze: Ligji për Median kalon pa konsultim me Venecian, jam krenar për
7 Tetor 2020, 09:45Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kaluar stafetën e drejtimit ministres së Jashtme të Suedisë, Ann Linde në presidencën e OSBE. Kryeministri Edi Rama shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit gjatë drejtimit të tij me Linde, në një sërë çështjesh në OSBE, që siç tha ai “do të bëhen publike gjatë ministeralit të OSBE që do të zhvillohet në Shqipëri në muajin dhjetor”.
Rama foli për një bashkëpunim në luftën kundër krimit shqiptar në Suedi. Rama tha se do të ketë një shkëmbim oficerësh shqiptarë që do të shkojnë në OSBE dhe të suedezëve që do të vijnë në Shqipëri. I njëjti qëndrim u mbajt edhe nga vetë ministrja Linde.
Ministrja tha se krimi është një shqetësim për Suedinë e po ashtu, edhe bashkëpunimi evropian i bandave. Ministrja suedeze u pyet disa herë për ligjin e Mediave. “Suedia është një mbrojtëse e lirisë së mediave, qeveria të konsultohet për ligjin me gazetarët“-tha ajo.
Ndërsa kryeministrit Edi Rama nuk i erdhi mirë për një pyetje të tillë. Rama tha se Shqipëria do e kalojë ligjin e mediave, ndërsa gazetarëve iu sugjeroi të shohin dokumentarin ‘Dilema Sociale’. Rama tha se ndihet krenar për këtë ligj, dhe shtoi se nuk do e dërgojë më draftin tek Komisioni i Venecias.”Jo nuk do e çojmë më draftin tek Komisioni i Venecias, ka më pyetje tjetër?”
Kryeministri foli edhe për datën e konferencës së parë ndërqeveritare. “Nuk e di si ma kërkoni mua datën që do ta vërë BE. Nuk mund ta vë unë datën. Po të ishte për mua, data duhet të ishte dhjetor 2017.”-tha Rama.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORCE- Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi nuk lë rast pa marrë vëmendjen. Gjatë kohës së pandemisë, Gjuzi u kritikua ashpër për shkak të dietave të m...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se taksa progresive është e pandershme. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka mbajtur sot ceremoninë e vlerësimit të Heronjve të Popullit dhe figurave të shquara të Luftës Antifashiste Nacional&...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me taksistët në Tiranë, u shpreh se rritja e pagave për bluzat e bardha dhe arsimtarët, j...
TIRANË– Ilirjan Celibashi ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të ri tëKomisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në një deklaratë që ka dhënë për mediat ai ka...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me taksistët në Tiranë ku dhe ka dëgjuar problemet që këta të fu...
TIRANË– “Shqipëria më pranë se kurrë çeljes së negociatave në Bashkimin Europian!,“-kështu e nisi fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioneri...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një raport për rritjen e pagave. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se fondi i pagave ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, në ditën e lindjes së heroit Vojo Kushi, shprehet se ai ishte një “Tarzan”, i cili përballej në çdo moment me armikun....
TIRANË– Agron Duka, kryetari i PAA-së dhe Arben Pëllumbin, sekretar organizativ i PS-së kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Të ftuar në studion e ...