Aktualitet

Sinjali erdhi nga Amerika, FBI-ja zbuloi mashtrimin prej 1.5 mln dollarësh nga zyrtarët e AKBN-së

7 Tetor 2020, 11:52 Nga DOSJA
Sinjali erdhi nga Amerika, FBI-ja zbuloi mashtrimin prej 1.5 mln dollarësh

TIRANË– Në operacionin e zhvilluar në Shqipëri, ngjarje e cila vuri në pranga zyrtarët e Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ka pasur gisht e Amerika. Mësohet se ka qenë FBI-ja ajo që ka dhënë sinjalin kundrejt autoriteteve shqiptare, teksa ka sjellë raportin e kompanisë amerikane Black Sëan Energy Service.

Në raport, theksohej qartë se asnjë prej faturave të falsifikuara e me vlerë 1,299,000 USD nuk ka mbërritur në llogarinë e kompanisë amerikane, duke bërë kështu të qartë mashtrimin.

Dëmi total që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e kundërligjshme të punonjësve të saj është 1.427.766 USD. Sot u zbardhën detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar. Në pranga kanë rënë pesë persona, katër prej tyre zyrtarë të AKBN-së, ndërsa një tjetër, biznesmen. Konkretisht janë lënë në burg: Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën akuzë për mos kryerje të detyrës; Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për mos kryerje të detyrës; Qano Hoxhaj, inspektor i AKBN-së, nën akuzë për shpërdorim detyre; Denis Durrsi, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbureve.

Ndërsa në ‘arrest shtëpie” është lënë Rezarta Sulejmani, gjithashtu zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Dy persona të tjerë, konkretisht biznesmeni Isuf Berber aksioner i kompanisë “Fufarma” si edhe Klodian Gradeci, ish-drejtori OST-së në Tiranë, që tashmë mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së, janë shpallur në kërkim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skema e mashtrimit te zyrtareve te akbn-se skema e mashtrimit te zyrtareve te akbn-se

Sondazh

Poll