Aktualitet

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese / KLP thirrje prokurorëve që kaluan Vettingun: Aplikoni, afati është deri më 14 tetor

7 Tetor 2020, 11:14 Nga DOSJA
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese / KLP thirrje prokurorëve që

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë me anë të një deklarate për mediet, ju bën thirrje të gjithë prokurorëve të cilët kanë kaluar procesin e vettingut,  të aplikojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Afati i apikimit është deri në datën 14 Tetor 2020.

KLP deklaron se dispozitat të sipërpërmendura gjatë diskutimeve në mbledhje përbëjnë një bazë ligjore të mjaftueshme për t’u garantuar  prokurorëve që, pas mbarimin e mandatit në Gjykatën Kushtetuese, ata do të rikthehen në sistemin e prokurorisë me kërkesën e tyre, në një pozicion barasvlershmën me statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Po kështu, më 24 shtator, presidenti Ilir Meta rihapi për të tretë garën për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Presidentit, pas mbledhjes së kandidaturave, lista me aplikuesit do të përcillet menjëherë në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, për të vijuar me procedurën e verifikimit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vakanca ne kushtetuese vakanca ne kushtetuese

Sondazh

Poll