Aktualitet

EMRI/ Operacioni ndërkombëtar “RICAVO” shkatërron grupin e trafikut të drogës në Shqipëri e Itali, arrestohet i riu n

7 Tetor 2020, 11:07 Nga DOSJA
EMRI/ Operacioni ndërkombëtar “RICAVO” shkatërron

SHQIPËRI– Nëntë persona janë vënë në pranga në kuadër të një operaxcioni ndërkombëtar të shtrirë në Shqipëri dhe Itali. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, mësohet se gjatë operacionit me emrin “RICAVO”, zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë ekzekutuar 9 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s. Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, i cili u arrestua në Vlorë dhe quhet, Rikardoroha Basho, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali.

Të arrestuarit, akuzohen për grup të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.

Njoftimi nga Policia e Shtetit. Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “RICAVO”, zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për ekzekutimin e 9 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s. Ky operacion u koordinua dhe zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali. Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali.  Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, DVP Vlorë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Ambasadën Italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar “RICAVO”.  Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 persona (shtetas italianë), ndërsa në vendin tonë, u arrestua nga DVP Vlorë, me qellim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi shqiptar R. B., 26 vjeç. Operacioni “RICAVO”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal. Edhe në finalizimin e këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi vendosmërinë dhe besueshmërinë për të luftuar e goditur pa kompromis, në bashkëpunim me homologët, krimin e organizuar, dhe garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve dhe i fton ata të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixital, çdo paligjshmëri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni nderkombetar ricavo rikardoroha basho shqiperi-itali vlore operacioni nderkombetar ricavo rikardoroha basho shqiperi-itali vlore

Sondazh

Poll