Aktualitet

“Makina 130 mijë euro”/ Partia Demokratike padit sërish për shpifje kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

7 Tetor 2020, 10:45 Nga DOSJA
“Makina 130 mijë euro”/ Partia Demokratike padit sërish

TIRANË- Partia Demokratike ka paditur sërish për shpifje kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se shkak janë bërë disa akuza të reja të kryebashkiakut të Tiranës ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

“’PD është një çetë që vë gjoba dhe që u bie biznesmenëve për të marrë një vilë apo një makinë’. Për këto akuza, kërkohet nga gjykata dënimin i Erion Veliajt për shpifjet e përsëritura kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe përfitimin në zgjedhjet e ardhshme. Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”, thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.

Kjo padi e dytë vjen pas deklaratës së Erion Veliajt, i cili tha se Basha u tërhoq nga protesta në Astir pasi mori makinë 130 mijë euro nga “Viktoria Invest”, një prej kompanive që fitoi tenderin për ta ndërtuar rrugën. Po kështu, mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Open”, Veliaj tha se Lulzim Basha në kohën që ka qenë në Bashkinë e Tiranës ka firmosur leje për veten e vet, për të bërë një kat shtesë.

Ndërkohë, padia e parë e PD-së ndaj Veliajt u regjistrua në datën 3 tetor. PD kërkoi dënim maksimal për Erion Veliajn, pasi akuzohet se ka thënë 3 mashtrime për kreun e kryedemoraktin Lulzim Basha.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj pd padit veliaj erion veliaj pd padit veliaj

Sondazh

Poll