Aktualitet

Sot i zhdukur pa gjurmë, zbardhet e shkuara e Vilson Çutajt, babai i katër fëmijëve kishte vetëm pak muaj që kishte dalë

7 Tetor 2020, 10:54 Nga DOSJA
Sot i zhdukur pa gjurmë, zbardhet e shkuara e Vilson Çutajt, babai i

SHKODËR– Vilson Çutaj, një prej tre të rinjve të zhdukur në Malësinë e Madhe është një person me precedent penalë. Sipas të dhënave të regjistruara në dosjen e tij, Vilson Cutaj ka vetëm pak kohë që është liruar nga burgu i Reçit në Shkodër, ku dhe ka vuajtur dënimin me 3 vite e 4 muaj për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Ai është arrestuar më 15 maj të vitit 2017, pasi pas një kontrolli në banesën ku jetonte me gruan dhe katër fëmijët, policia i gjeti pesë thasë plastikë me kanabis. Lëndën narkotike, e cila në total ishte 63.5 kg, Çutaj, e kishte fshehur në papafindon e katit të dytë të shtëpisë.

Për këtë veper penalë, në vitin 2018, Vilson Çutaj është dënuar me 3 vite e katër muaj, dhe përmes procedurave për lehtësimin e tij, ka dalë para afatit nga qelia.

Sot, Vilson Çutaj është i zhdukur, bashkë me dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Daniel Pepaj. Cutaj mësohet se akuzonte Daniel Pepajn se i kishte vjedhur 50 kg kanabis nga parcelat që kishte mbjellë. Kështu, babai i katër fëmijëve ka kërkuar ndihmën e Klementit, dhe të dy bashkë e kanë rrahur atë.

Më pas, Daniel Pepaj mendohet t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrjeje dhe të jetë larguar drejt Malit të Zi. Babai i Klementit kërkoi ndihmë nga shteti. Bashkë të shoqen ai kërkoi që dy djemtë e zhdukur të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur. Kurse babai i Danielit akuzon dy të rinjtë e tjerë se i kanë rrahur të birin, që sipas tij, nuk ka patur faj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel pepaj klement pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj daniel pepaj klement pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj

Sondazh

Poll