Aktualitet

OFL zbarkon në Shkodër/ U dërgon “pusullun” dy të dënuarve për drogë (EMRAT)

7 Tetor 2020, 11:36 Nga DOSJA
OFL zbarkon në Shkodër/ U dërgon “pusullun” dy

SHKODËR- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ka zbarkuar sot në qytetin e Shkodrës, ku u ka dërguar “pusullën” dy të dënuarve, Silvan Papaj dhe Sabah Rekaj. Policia bën me dije se dy personat e mësipërm janë të dënuar për prodhim dhe shitje droge. Ata duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve dhe më pas dosjet u kalojnë në SPAK.

Njoftimi i Policisë: 

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

S. P., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

S. R., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ofl sabah rekaj. silvan papaj ofl sabah rekaj. silvan papaj

Sondazh

Poll