Aktualitet

I dogjën ‘bishën luksoze’, biznesmeni Alfred Cenkollari ‘u vë vulën’ hetimeve: Ishte aksidental, dje e përdora shum

7 Tetor 2020, 11:20 Nga DOSJA
I dogjën ‘bishën luksoze’, biznesmeni Alfred Cenkollari

POGRADEC– Biznesmeni Alfred Cenkollari është shprehur i bindur se makina e tij e llojit “BMW X6” është djegur në mënyrë aksidentale. I pyetur nga grupi hetimor pas ngjarjes së raportuar mëngjesin e sotëm, Cenkollari, mësohet të ketë thënë se makinën e ka përdorur shumë dje dhe se me siguri, sipas tij, ka pësuar defekt.

Zjarri në makinë ka qenë aksidental. Nuk kam konflikte me askën. Dje e përdora shumë makinën dhe mund të ketë pësuar ndonjë defekt. Nuk di të them asnjë emër,”– mësohet të ketë thënë Cenkollari. 

Mëngjesin e sotëm u raportua se makina e llojit ‘BMW X6’, në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm në qytetin e Pogradecit, është djegur në mënyrë të qëllimshme. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se mjeti luksoz në pronësi të Alfred Cenkollarit është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:30, në lagjen nr.3 të Pogradecit ku dhe ka qenë i parkuar.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërkohë që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred cenkollari digjet bmw x6 ne pogradec digjet makina e biznesmenit ne pogradec alfred cenkollari digjet bmw x6 ne pogradec digjet makina e biznesmenit ne pogradec

Sondazh

Poll