Aktualitet

Shkarkohet Robert Lili, Bledar Skënderi merr detyrën në krye të AKU-së

7 Tetor 2020, 10:40 Nga DOSJA
Shkarkohet Robert Lili, Bledar Skënderi merr detyrën në krye

TIRANË– Bledar Skënderi, ka marrë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është marrë vendimi për të liruar nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, z. Robert Lili, duke e zëvendësuar me Skënderin.

Gjatë mbledhjes, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi e ka falenderuar për kontributin e deritanishëm në krye të AKU-së dhe duke e lajmëruar se angazhimin e tij, do ta vazhdojë, po brenda strukturave të të njëjtës ministri.

Kështu, me vendim të Këshillit të Ministrave u emërua drejtori i ri i këtij institucioni, Bledar Skënderi. Ky i fundit, ishte anëtar i KQZ-së, i cili kandidoi sërish për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, por nuk u propozua nga PS-ja, duke mbetur jashtë garës. 

Dosja.al raportoi pak ditë më parë lajmin e emërimit të Skënderit në këtë post.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar skënderi bledar skenderi ne krye te aku-se robert lili bledar skënderi bledar skenderi ne krye te aku-se robert lili

Sondazh

Poll