Politike

“Takson dijen”/ Tabaku: Taksa progresive është barrierë për mjekët, inxhinierët, ekspertët, ne do të rikthejmë Shqi

7 Tetor 2020, 09:29 Nga DOSJA
“Takson dijen”/ Tabaku: Taksa progresive është

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se taksa progresive është e pandershme. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku thekson se taksa progresive është barrierë për mjekët, inxhinierët, ekspertët, specialistët e programimit dhe bankierët.

Sipas Tabakut, fasha nga 40 mijë lekë deri në 80 mijë lekë paguan 51% të vlerës totale të TAP në vend. Ajo thekson më tej se taksa progresive nuk i jep më shumë para në xhep atij që ka investuar jetën e tij për të përmisuar njohuritë dhe dijet në punën që bën.

Ish-deputetja premton se kur të vijë në pushtet do të rikthejmë Shqipërinë në punë.

Reagimi i plotë:
Ka një arsye përse mjekët, infermierët, inxhinierët, specialistët e programimit, ekspertët dhe bankierët mbajnë mbi supe peshën më të madhe të taksave në vend; Taksa Progresive. Kjo është forma më e pandershme e cila takson dijen, eksperiencën, njohurinë dhe kontributin arsimor që ju keni bërë për veten tuaj. Siç e shihni fasha nga 40 mijë lekë deri në 80 mijë lekë paguan 51% të vlerës totale të TAP në vend.

Taksa progresive nuk i jep më shumë para në xhep atij që ka investuar jetën e tij për të përmisuar njohuritë dhe dijet në punën që bën. Taksa progresive nuk është incentivuesja e punës, zanatit me të ardhura të larta. Ajo është një barrierë që takson dijen, mundin dhe përpjekjen e gjithsecilit për të rritur të ardhurat duke investuar në shkollim dhe punësim.

Prandaj ne po luftojmë për një taksë të sheshtë; që nuk do të jetë barriera e guximit tuaj për të investuar në dije, shkencë, sipërmarrje. Prandaj po ofrojmë taksën e sheshtë 9% për rrogën që pagat tuaja mos të taksohen 13% apo 23% siç sot qeveria e specialistëve të PPP ju takson. Ne besojmë tek aftësitë dhe zotësitë e individit, ne besojmë se mundësitë duhen shfrytëzuar dhe se gjithsekush duhet të gëzojë frytet e punës së tij.

Ditë më të mira do të vijnë për të gjithë. Për mjekët, inxhinierët, infermierët, ekonomistët dhe inxhinierët e programimit. Ne do ta rikthejmë Shqipërinë në punë duke hequr barrën e pandershme të taksës progresive për t’ju ofruar taksën e sheshtë të barazisë. Secili të gëzojë frytin e punës së tij pa u taksuar padrejtësisht!

Ndërkohë, pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se taksa progesive është e duhura në një ekonomi si Shqipëria. Rama sqaroi se gjatë tashmë të pasurit paguajnë më shumë taksa sesa pjesa tjetër e shoqërisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku taksa progresive jorida tabaku taksa progresive

Sondazh

Poll