Revoltës së burgjeve u bashkohet edhe ‘313’-ta, 150 të dënuar refuzojnë ushqimin: Punonjësit na kërcënojnë, janë t
7 Tetor 2020, 10:07Nga DOSJA
TIRANË– 150 të burgosur tek “313”-ta janë futur në grevë urie, pas revoltave që prej ditësh zhvillohen në burgun e Rrogozhinës, Peqinit, Reçit, Shënkollit dhe Reçit. Mësohet se të burgosurit kërkojnë të takohen me familjarët, takime të cilat janë ndërprerë që prej fillimit të pandemisë.
Gjithashtu ata pretendojnë se ushqimi dhe kushtet higjienike janë skandaloze, ndërsa kanë akuza edhe për punonjësit brenda ambienteve te IEPV.
“Kanë sjellje të ashpër dhe na kërcënojnë,”– mësohet të jenë shprehur të burgosurit.
Prej ditësh janë futur në grevë urie qindra të burgosur. Gjithçka nisi nga burgu i Peqinit, që përfundoi me shtrimin në spital të Kelment Balilit dhe Arbion Alikos. Më pas revoltës ju bashkuan të dënuarit në burgun e Reçit, Shënkollit dhe Rrogozhinës.
Përmes një letre, të burgosurit e sigurisë së lartë iu drejtuan ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Presidentit Ilir Meta, dhe kryeministrit Edi Rama teksa shkruanin se nuk pranojnë regjimin 41 bis. Ata kërkuan heqjen e dënimeve të përjetshme dhe përgjysmimin e dënimeve të të tjerëve. Kërkojnë rikthimin e takimit me familjarët dhe përmirësim të kushteve.
Përgjigje në mënyrë institucionale nuk kanë marrë, porn ë një dalje për mediat, Gjonaj u shpreh se nuk pret që të dënuarit të pranojnë kaq lehtë këtë regjim, por që duhet të mësohen. Një ditë më parë u shkarkua drejtori i bugut të Peqinit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme pas anulimit të zgjedhjeve në Kirgistan. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Met...
Valentina dhe djali i saj tashmë i bërë baba, nuk i kanë humbur kurrë shpresat se një ditë do të ritakohen me Julianën. Kjo nënë që nuk gjen qetësi që prej mars...
TIRANË- Plot 845 mijë euro u investuan në rehabilitimin e bulevardit “Elez Isufi” në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të programit të qeverisë shqiptare, “R...
TIRANË- Ndodh që familja që ka humbur fëmijën të ketë dyshime por trembet për ti treguar. Kjo nuk e ndihmon situatën për të gjetur fëmijën, ku me kalimin e...
BALLSH-Një nga naftëtarët e Ballshit është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se naftëtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi prej 10 ditësh nuk...
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje për operacionin “Akciza”, ku u arrestuan 6 zyrtarë. Unfiformat blu bëjnë me dije se në prangat e polici...
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 10-të të grevës së urisë. Mësohet se kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj bashkë me dy të tjerë, ...